Saturday, September 5, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Prania Besnike nis me drejtorë dhe militantë të PS, jo të gjithë deputetët zhvilluan takime

timoni.al by timoni.al
September 4, 2026
in AKTUALITET, POLITIKE
0
Prania Besnike nis me drejtorë dhe militantë të PS, jo të gjithë deputetët zhvilluan takime
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetët e Partisë Socialiste zbritën në terren sot për të zhvilluar nismën që kryeministri Edi Rama e emërtoi “Praninë Besnike”, me synimin për t’u ulur ballë për ballë me qytetarët për të dëgjuar problematikat dhe shqetësimet e tyre. Urdhri nga Rama ishte që deputetët të dilnin jashtë zyrave lokale të PS dhe të takonin popullin pa praninë e kamerave dhe aparateve fotografikë.

Nisma nisi pasditen e sotme në orën 17:00, dhe në takimet e publikuara në zona të ndryshme u vu re edhe prania e drejtorëve të institucioneve dhe militantëve të Partisë Socialiste. Megjithatë, urdhrit duket se nuk i janë bindur të gjithë deputetët: Erion Braçe njoftoi se do të nisë dëgjesat javën e ardhshme, pasi të ketë përfunduar konsultimin me grup-seksionet e PS të njësisë pesë. Po ashtu, ish-kryetarja e Kuvendit dhe ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali, ende nuk ka publikuar vendtakimin si deputete e Tiranës, dhe Fatmir Xhafaj gjithashtu nuk ka bërë të ditur se ku do të aplikojë “Praninë Besnike”.

Të tjerët kanë publikuar vendtakimet e tyre përmes rrjeteve sociale. Ish-ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, ka njoftuar se do të takohet me qytetarët në një kafene në Bërzhitë. Ish-ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka zgjedhur një lokal në rrugën “Migjeni”, Njësia 11, Tiranë. Ogerta Manastirliu, e propozuar për garën e ardhshme të zgjedhjeve lokale për Tiranën, do të zhvillojë takimin në Bibliotekën “Petro Zheji”, Njësia 9, Tiranë.

Numri dy i qeverisë, Albana Koçiu, ka përcaktuar Sheshin Garibaldi në Kombinat si vendtakim, ndërsa Blendi Gonxhe, ministër i Kulturës, ka zgjedhur një bar-kafe për t’u takuar me qytetarët e Mëzezit. Për qytetarët e Kavajës është bërë e ditur që kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, do të jetë i disponueshëm për t’i dëgjuar.

Në ditën e parë të nismës u panë takime të ndryshme në terren, me disa deputetë aktivë në përzgjedhjen e ambienteve publike si kafene, biblioteka dhe sheshe, ndërsa të tjerë ende nuk kanë publikuar vendtakimet e tyre.

Previous Post

Rama: Prania Besnike vend neutral; hyhet pa kamerë e pa tesër partie; askush s’do mbetet pa përgjigje

Next Post

Rregulla të reja për shërbime pa barriera në PAK/bankat dhe platformat online, gjoba deri në 5 mln lekë

Next Post
Rregulla të reja për shërbime pa barriera në PAK/bankat dhe platformat online, gjoba deri në 5 mln lekë

Rregulla të reja për shërbime pa barriera në PAK/bankat dhe platformat online, gjoba deri në 5 mln lekë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al