Saturday, September 5, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Rregulla të reja për shërbime pa barriera në PAK/bankat dhe platformat online, gjoba deri në 5 mln lekë

timoni.al by timoni.al
September 4, 2026
in KRYESORE
0
Rregulla të reja për shërbime pa barriera në PAK/bankat dhe platformat online, gjoba deri në 5 mln lekë
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bankat, shërbimet online dhe tregtia elektronike do të përballen me detyrime të reja për aksesueshmërinë, sipas projektligjit të ri për personat me aftësi të kufizuara. Projektligji synon që një sërë mallrash dhe shërbimesh të bëhen të përdorshme për të gjithë, duke përfshirë komunikimet elektronike, shërbimet online dhe digjitale, librat, tregtinë elektronike, transportin, shërbimet bankare dhe ato audiovizuale.

Për mallrat, kërkesat e reja të aksesueshmërisë prekin pajisjet teknologjike si telefonat inteligjentë, kompjuterët, ekranet interaktive, si dhe bankomatet dhe automatikët e biletave. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, “Projektligji synon të garantojë aksesueshmërinë e mallrave dhe shërbimeve për personat me aftësi të kufizuara, eliminimin e barrierave dhe pengesave për ushtrimin e të drejtave të tyre.”

Projektligji shkon përtej aksesit në teknologji dhe shërbime, duke forcuar të drejtën për jetesë të pavarur. Personat me aftësi të kufizuara pritet të kenë më shumë mbështetje përmes asistencës personale, vendimmarrjes së mbështetur dhe mjeteve ndihmëse. Ministria thekson se dispozitat “e zhvendosin fokusin nga një qasje thjesht përkujdesëse drejt një modeli që mbështet pavarësinë, zgjedhjen dhe kontrollin e vetë personit mbi jetën e tij.”

Institucionet qendrore dhe vendore do të duhet të planifikojnë gradualisht fondet për eliminimin e pengesave në shërbimet publike. Një ndryshim i rëndësishëm i projektligjit është përcaktimi i përgjegjësisë edhe për operatorët ekonomikë; për herë të parë ata ngarkohen drejtpërdrejt me detyrime për aksesueshmërinë e mallrave dhe shërbimeve.

Bizneset që nuk respektojnë kërkesat do të përballen me gjoba që mund të arrijnë deri në 5 milionë lekë. Për shoqëritë tregtare parashikohet, si masë alternative, dënim deri në 0.1% të xhiros totale vjetore të vitit financiar paraardhës, duke aplikuar vlerën më të lartë.

Previous Post

Prania Besnike nis me drejtorë dhe militantë të PS, jo të gjithë deputetët zhvilluan takime

Next Post

Salmonela në mishin brazilian: AKU gjeti 14.8 tonë të kontaminuar, 1.32 tonë u shitën te konsumatorët

Next Post
Salmonela në mishin brazilian: AKU gjeti 14.8 tonë të kontaminuar, 1.32 tonë u shitën te konsumatorët

Salmonela në mishin brazilian: AKU gjeti 14.8 tonë të kontaminuar, 1.32 tonë u shitën te konsumatorët

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al