Friday, May 29, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Irani përvetëson nga Ukraina taktikat e luftës, Hezbollahu përdor dronë me fibra optike për të goditur Izraelin

timoni.al by timoni.al
May 28, 2026
in Lajmi Fundit
0
Irani përvetëson nga Ukraina taktikat e luftës, Hezbollahu përdor dronë me fibra optike për të goditur Izraelin
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Hezbollahu po përdor në rritje dronë me fibra optike kundër Izraelit, duke i kthyer ato në një nga kërcënimet më serioze përgjatë kufirit libanez, pavarësisht armëpushimit që ka hyrë në fuqi prej më shumë se gjashtë javësh. Të mërkurën një ushtar izraelit u vra dhe dy të tjerë u plagosën në një sulm me dron pranë komunitetit kufitar të Shomerës, në veri të Izraelit. Autoritetet izraelite thonë se tetë nga 11 ushtarët izraelitë dhe një kontraktor civil të vrarë që nga hyrja e armëpushimit janë goditur nga dronë me fibra optike.

Qendra Kërkimore Alma raportoi se Hezbollahu ka kryer më shumë se 100 sulme me dronë ndaj komuniteteve izraelite që nga fillimi i armëpushimit në prill. Dronët e njohur si FPV (First Person View) fluturojnë në lartësi të ulët dhe kontrollohen përmes kabllove me fibra optike, duke shmangur sistemet tradicionale të bllokimit elektronik të ushtrisë izraelite. Ata janë të pajisur me kamera dhe eksplozivë, çka u mundëson operatorëve të ndjekin objektivat në kohë reale dhe të godasin me saktësi. Ekspertët lidhin taktikat me përdorimin e ngjashëm të kësaj teknologjie në luftën në Ukrainë, ku fibra optike është përdorur për të shmangur ndërhyrjet elektronike dhe për të rritur efektivitetin e sulmeve.

Banorët e komuniteteve kufitare raportojnë një ndjenjë të re pasigurie. Kryetari i këshillit të Shomerës, Sami Zanetti, tha se dronët janë shumë më të vështirë për t’u dalluar sesa raketat tradicionale: “Problemi është se nuk i ndjen që po vijnë. Je ulur aty dhe paprastoz mbërrijnë.” Sipas banorëve, paralajmërimet për sulmet shpesh vijnë vetëm disa sekonda para goditjes, ndërsa në disa raste nuk ka asnjë alarm. Rrugët e Shomerës janë mbuluar me mbetje telash optikë të lëna nga dronët e rrëzuar ose të shpërthyer.

Fermeri Amichai Ben David tha se dronët përbëjnë një kërcënim më të madh për civilët, duke theksuar se raketat ishin ndalur pas armëpushimit, por dronët tashmë po vazhdojnë sulmet pasi kanë kamera dhe mund të zgjedhin objektivin para shpërthimit. Ushtria izraelite vazhdon operacionet në Libanin jugor dhe përpiqet të përmirësojë sistemet e mbrojtjes kundër dronëve të vegjël, që po rezultojnë gjithnjë e më të vështirë për t’u neutralizuar.

Previous Post

Luftë mes mjekëve për Neymar: Federata e nxjerr jashtë Botërorit, Santos reagon ashpër: Nuk është e vërtetë

Next Post

Milani ‘noton’ në para, pa drejtues; suksesi në zyra nuk vlen asgjë para dështimit në fushë, sa fituan

Next Post
Milani 'noton' në para, pa drejtues; suksesi në zyra nuk vlen asgjë para dështimit në fushë, sa fituan

Milani 'noton' në para, pa drejtues; suksesi në zyra nuk vlen asgjë para dështimit në fushë, sa fituan

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al