Inxhinieri Gjergj Simake, i ftuar në “Top Story” nga Grida Duma, komentoi zjarrin që përfshiu kompleksin e banimit pranë QSUT, duke shkrumbuar 33 apartamente. Ai theksoi se ndërtimet e reja po i kushtojnë më shumë rëndësi arkitekturës sesa standardeve të sigurisë. Simaku vuri në dukje se ndërtuesit përdorin materiale të djegshme për të arritur një pamje më tërheqëse, pa marrë parasysh rrezikun që ato paraqesin për sigurinë e banorëve.
Sipas tij, arkitektët janë fokusuar në një qasje që i lejon ata të krijojnë fasada të ventiluara, ku pllakat kanë hapësira mes tyre, duke lejuar kalimin e ajrit brenda murit dhe duke përdorur materiale si termoizolimi ose polisteroli. Ai theksoi se nëse polisteroli është i djegshëm, atëherë rreziku është real. Simaku e kritikoi këtë qasje, duke thënë se ndërtuesit e preferojnë këtë metodë për të fshehur tubat dhe për të arritur një pamje më estetike, duke e lënë në plan të dytë standardin e sigurisë.















