Monday, August 24, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Ekskluzive: Ai hedh njerëzit në fushë… E paimagjinueshme çfarë bën Ilir Daja te Dinamo, zbulon presidenti

timoni.al by timoni.al
August 23, 2026
in LAJME
0
Ekskluzive: Ai hedh njerëzit në fushë… E paimagjinueshme çfarë bën Ilir Daja te Dinamo, zbulon presidenti
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas dy vitesh me trofe dhe pjesëmarrje në Europë, Dinamo synon të ndërtojë një model të qëndrueshëm dhe presidenti Ardian Bardhi i atribuoi një pjesë të rëndësishme të këtij projekti trajnerit Ilir Daja. Në intervistën ekskluzive për Top Channel, Bardhi thekson se roli i Dajës shtrihet përtej fushës së lojës, duke përfshirë ndërtimin e skuadrës dhe suksesin në merkato. “Puna e Dajës reflektohet edhe në shitjen e lojtarëve që Dinamo sot ka shitur në klube shumë të rëndësishme,” thotë presidenti, dhe vlerëson se edhe transferimi i fundit te Genk është rezultat i punës së përbashkët të trajnerit, grupit dhe klubit: “Për mendimin tim është një rezultat i Dajës, i grupit tonë, të gjithë bashkë.”

Bardhi sqaron mënyrën e vendimmarrjes në klub, duke nënvizuar që nuk ndërhyn në formacion apo në vendime teknike: “Jo, jo, ashtu nuk jam fare.” Për merkaton ai e quan Dajën “filtrin” e Dinamos, pasi trajneri hedh në fushë lojtarët dhe vlerëson elementët teknikë dhe taktike: “Filtri patjetër, se ai hedh njerëzit në fushë. Ai shikon gjithçka.” Presidenti përshkruan bashkëpunimin midis tij dhe trajnerit si “një simfoni”, duke theksuar sinkronizimin në vendimmarrje për zhvillimin e klubit.

Objektivi për sezonin e ri është i qartë: ndërtimi i një skuadre që të konkurrojë për titullin dhe fitimi i kampionatit. Bardhi përsërit synimin kryesor: “Dinamo këtë vit, plani kryesor është fitimi i kampionatit. Objektivi kryesor është fitimi i kampionatit.” Nën drejtimin e Bardhit, klubi ka arritur dy Kupa Republike, një Superkupë dhe ka marrë pjesë dy vite radhazi në kompeticionet europiane, por këtë sezon ambicia është më e madhe. Merkatoja vazhdon të jetë e hapur dhe dera e Dinamos mbetet e hapur për lojtarët që përshtaten me projektin, megjithatë vendimin final e merr trajneri që i sheh në fushë: Profesor Daja.

Shënim: Ky material është ekskluziv i Top Channel. Ndalohet riprodhimi, publikimi apo përdorimi i tij, i plotë ose i pjesshëm, pa autorizim dhe pa përmendur burimin.

Previous Post

Çelet në Gjirokastër edicioni i gjashtë i festivalit ndërkombëtar të filmit

Next Post

Ekskluzive: E vërteta e videos virale, presidenti i Dinamos flet për sezonin e ri dhe qesen me para

Next Post
Ekskluzive: E vërteta e videos virale, presidenti i Dinamos flet për sezonin e ri dhe qesen me para

Ekskluzive: E vërteta e videos virale, presidenti i Dinamos flet për sezonin e ri dhe qesen me para

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al