Monday, August 24, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Çelet në Gjirokastër edicioni i gjashtë i festivalit ndërkombëtar të filmit

timoni.al by timoni.al
August 23, 2026
in KRYESORE
0
Çelet në Gjirokastër edicioni i gjashtë i festivalit ndërkombëtar të filmit
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Për herë të parë, Festivali Ndërkombëtar i Filmit zhvillohet njëkohësisht në Gjirokastër dhe Dropull. Ngjarja zgjat katër ditë dhe në ekranin e madh të kinemasë do të shfaqen 30 filma konkurrues, prodhime kinematografike nga Shqipëria, Kosova dhe Greqia. Programi përfshin gjithashtu organizimin e workshopeve për filmin, animacionin, pikturën e aktivitete të tjera të lidhura me artet vizuale, me pjesëmarrjen e artdashësve të moshave të ndryshme.

Organizatorët synojnë të sjellin në një platformë bashkëpunimin rajonal në fushën e kinematografisë dhe të ofrojnë një hapësirë ku komunitetet lokale të kenë akses në kinematë që shfaqin prodhime të regjisorëve nga vende të ndryshme. Në lidhje me vlerën e këtij bashkëpunimi, një pjesëmarrëse tha: “Mendoj se ky është një festival i rëndësishëm për rajonin sepse vendosen ura bashkëpunimi në fushën e kinematografisë midis Shqipërisë, Kosovës dhe Greqisë. Gjithashtu, është një mundësi e mirë për komunitetet lokale që të vijnë në kinema për të ndjekur filma të regjisorëve nga vende të ndryshme. Në këtë mënyrë diskutohet për bashkëpunim kinematografik rajonal, si dhe forcimin e tij në të ardhmen.”

Një tjetër pjesëmarrëse, e cila erdhi si regjisore dhe ka përgatitur një film për konkurrim, shprehu përshtypjen e saj nga qyteti dhe dëshirën për sukses të festivalit: “Ndodhem në këtë festival si regjisore, ndërsa kam përgatitur një film për konkurrim. Është hera e parë që vij në Shqipëri dhe Gjirokastër. Është një vend shumë i këndshëm dhe tërheqës, uroj që festivali të ketë sukses!”

Në këtë sezon vere, Festivali Ndërkombëtar i Filmit ka kthyer Gjirokastrën, qytetin e gurtë, në qendër të prezantimit të vlerave të kinematografisë. Transmetimi i filmave po tërheq një audiencë të përbërë nga artdashës dhe turistë, ndërsa aktivitetet e shoqëruara, si workshopet, synojnë të angazhojnë publikun dhe të nxitur shkëmbimin profesional dhe kulturor midis vendeve pjesëmarrëse.

Previous Post

Pelegrinazhi në Tomorr, mijëra besimtarë iu drejtuan teqesë së Kulmakut; Baba Mondi: Shqiptarët të bashkuar

Next Post

Ekskluzive: Ai hedh njerëzit në fushë… E paimagjinueshme çfarë bën Ilir Daja te Dinamo, zbulon presidenti

Next Post
Ekskluzive: Ai hedh njerëzit në fushë… E paimagjinueshme çfarë bën Ilir Daja te Dinamo, zbulon presidenti

Ekskluzive: Ai hedh njerëzit në fushë… E paimagjinueshme çfarë bën Ilir Daja te Dinamo, zbulon presidenti

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al