Sunday, June 14, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Efektivi i policisë së Sarandës arrestohet pas ndërtimit të një kati pa leje në shtëpinë e babait

timoni.al by timoni.al
June 13, 2026
in LAJME
0
Qëlloi 61-vjeçarin për shkak të mosmarrëveshjeve mbi pronat, kapet autori; në banesën e tij gjenin kallashnikov dhe eksploziv.
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një punonjës i Policisë së Sarandës është vënë nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, pasi dyshohet për kryerje të ndërtimeve pa leje në një objekt me funksion hotelier. Ngjarja u dokumentua nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) në kuadër të procedimit penal 304/2026, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë. Në njoftim përmendet emri i efektivit si Ajdin Ismailaj/Islamaj, i cili në kohën e veprimeve shërbente si Specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë.

Hetimet tregojnë se në pronën e babait të efektivit, ku ky i fundit banon, është shtuar një kat i tërë pa lejen përkatëse të autoriteteve. Akti i ekspertimit teknik i administruar në hetim konstaton se janë kryer punime ndërtimore të tipit shtim kati mbi një objekt ekzistues dykatësh, si dhe ndërhyrje të tjera rikonstruktive për ndryshim destinacioni të objektit në funksion të akomodimit (hotel). Ekspertët e licencuar kanë arritur në përfundimin se struktura e realizuar përbën ndërtim të ri në kuptim të legjislacionit për planifikimin dhe zhvillimin e territorit dhe për këtë kërkohej pajisja me leje ndërtimi nga autoritetet kompetente.

Nga verifikimet e kryera nuk rezulton të jetë miratuar ndonjë leje ndërtimi për realizimin e këtij kati shtesë. Hetimet kanë konstatuar se sipërfaqja e ndërtuar pa leje është së paku 159 metra katrorë me funksion hotel. Analiza e pamjeve satelitore dhe hetimet kanë vërtetuar se punimet janë realizuar gjatë vitit 2025.

AMP thekson nevojën për respekt të ligjit nga punonjësit e policisë dhe paralajmëron se hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të përgjegjësive penale, identifikimin e çdo personi të përfshirë dhe verifikimin e rrethanave që kanë mundësuar realizimin e këtyre ndërtimeve në kundërshtim me legjislacionin në fuqi. Agjencia deklaron gjithashtu angazhimin për të goditur çdo formë paligjshmërie pa dallim detyre apo pozicioni. Burimi: Top Channel.

Previous Post

Efektivi i policisë së Sarandës arrestohet për ndërtim pa leje të një kati në shtëpinë e tij

Next Post

E pabesueshme në Botëror: Nga një biletë avioni te goli, si SHBA ‘vodhi’ sulmuesin e njohur

Next Post
E pabesueshme në Botëror: Nga një biletë avioni te goli, si SHBA 'vodhi' sulmuesin e njohur

E pabesueshme në Botëror: Nga një biletë avioni te goli, si SHBA 'vodhi' sulmuesin e njohur

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al