Sunday, June 7, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

ARRSH hap procedurën për ndërtimin e 6 mbikalimeve për këmbësorët në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës

timoni.al by timoni.al
June 7, 2026
in LAJME
0
ARRSH hap procedurën për ndërtimin e 6 mbikalimeve për këmbësorët në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjashtë mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen përgjatë kilometrave të parë të autostradës Tiranë–Durrës, si pjesë e punimeve pas përfundimit të zgjerimit të aksit rrugor. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nisur procedurat për realizimin e elementeve të tjera të projektit, me fokus përmirësimin e aksesit dhe sigurisë për banorët e zonës.

Këto mbikalime synohen t’u mundësojnë banorëve lëvizje më të lehtë dhe më të sigurt përmes pikave të dedikuara të kalimit. Procedura e tenderimit pritet të mbyllet më 15 qershor, dhe pas shpalljes së fituesit punimet do të nisin menjëherë. Përveç ndërtimit të gjashtë mbikalimeve, projekti përfshin instalimin e sistemit të ndriçimit, gjelbërimin e zonave përkatëse, vendosjen e barrierave akustike dhe ndërhyrje të tjera plotësuese.

Sipas projektit të ARRSH-së, vendndodhjet e mbikalimeve janë përcaktuar si më poshtë: i pari do të ndërtohet pas objektit të VEKO Group; i dyti rreth 50 metra pas Universitetit Polis, duke siguruar akses për banorët e zonës së Yrshekut; i treti pak metra pas QTU-së; i katërti në afërsi të BRUNES; i pesti rreth 100 metra përpara objektit të FedEx Albania; ndërsa i gjashti pranë Autostar.

Gjatë një inspektimi të punimeve për zgjerimin e autostradës, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, theksoi se garantimi i aksesit për banorët që jetojnë përgjatë këtij aksi rrugor është një nga komponentët kryesorë të projektit. Ai njoftoi se zbatimi pritet të nisë së shpejti në terren. Synimi i autoriteteve është që ndërhyrjet të përfundojnë dhe të jenë të aksesueshme nga qytetarët në muajin shtator, kur fillon viti i ri shkollor.

Previous Post

Shansi për t’i dhënë fund krizës në Kosovë, analistët politikë: Zgjedhjet mund të mos mjaftojnë; duhet presion ndërkombëtar

Next Post

Protokolle kombëtare për kancerin, ministrja Sala: Unifikojmë kujdesin onkologjik në të gjithë vendin

Next Post
Protokolle kombëtare për kancerin, ministrja Sala: Unifikojmë kujdesin onkologjik në të gjithë vendin

Protokolle kombëtare për kancerin, ministrja Sala: Unifikojmë kujdesin onkologjik në të gjithë vendin

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al