Saturday, August 1, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Zjarret dhe temperaturat rekord ndezin alarmin; Banka Qendrore Europiane paralajmëron: Kriza klimatike kërcënon ekonominë globale

timoni.al by timoni.al
August 1, 2026
in KRYESORE
0
Zjarret dhe temperaturat rekord ndezin alarmin; Banka Qendrore Europiane paralajmëron: Kriza klimatike kërcënon ekonominë globale
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kriza klimatike dhe degradimi i natyrës po rrezikojnë në rritje ekonominë globale dhe stabilitetin financiar, paralajmëroi Frank Elderson, anëtar i bordit ekzekutiv të Bankës Qendrore Europiane (BQE). Ai tha se institucioni po forcon monitorimin e rreziqeve financiare lidhur me shkatërrimin e “shërbimeve të ekosistemit”, proceset dhe burimet natyrore që mbështesin aktivitetin njerëzor dhe ekonominë. “Këto shërbime nuk janë të qëndrueshme, por janë në rënie të shpejtë. Kjo është arsyeja pse flasim për krizën e klimës dhe natyrës”, deklaroi Elderson.

Sipas tij, varësia e ekonomisë nga natyra është më e madhe sesa mendohet dhe dëmtimi i saj mund të ndikojë drejtpërdrejt në banka, kredi, rritjen ekonomike dhe inflacionin. Paralajmërimi erdhi ndërsa Evropa përballet me pasoja të rënda nga temperaturat rekord dhe zjarret masive; në Francë dhe Spanjë zjarret kanë shkatërruar sipërfaqe të mëdha toke, biznese dhe banesa, duke shkaktuar kosto të mëdha ekonomike dhe humbje njerëzore, sipas Guardian.

Elderson theksoi se fatkeqësitë natyrore të shkaktuara nga ngrohja globale janë më të shpeshta dhe përbëjnë një kërcënim për stabilitetin financiar. “Nëse shkatërron natyrën, shkatërron bazën mbi të cilën varen ekonomitë tona. Kjo nuk është thjesht një çështje mjedisore, por është çështje e ekonomisë bazë dhe stabilitetit financiar”, tha ai.

BQE, si mbikëqyrëse e bankave më të mëdha të Evropës, ka nisur një program për të analizuar ndikimet e degradimit të natyrës mbi sistemin bankar. Institucioni pritet të publikojë më vonë këtë vit një analizë mbi mënyrën se si dëmtimi i ekosistemeve mund të shkaktojë humbje kredie për bankat e zonës së euros.

Elderson është gjithashtu nga figurat themeluese të Rrjetit për Gjelbërimin e Sistemit Financiar (NGFS) në 2017, së bashku me drejtues të tjerë të bankave qendrore ndërkombëtare. Megjithatë, politikat klimatike në sektorin financiar kanë hasur kundërshtime, veçanërisht gjatë presidencës së Donald Trump në SHBA, kur Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga NGFS, duke lënë Evropën të udhëheqë përpjekjet. Industria bankare evropiane, sipas Elderson, tashmë pranon se rreziqet klimatike dhe ato të natyrës nuk mund të injorohen më: “Do të ishte shumë e vështirë të gjeje një bankë në Evropë që sinqerisht të thotë se kjo nuk është e rëndësishme. Mendoj se ajo kohë ka kaluar.”

Previous Post

Shpërndarja e videove me të mitur, mbrojtësi i Real Madridit del para gjyqit; tre ish-lojtarë të akademisë gjithashtu

Next Post

Foto/ Modelja ruse, dalë në klub nate në Beograd, gjendet e vdekur në valixhe; një turk në pranga

Next Post
Foto/ Modelja ruse, dalë në klub nate në Beograd, gjendet e vdekur në valixhe; një turk në pranga

Foto/ Modelja ruse, dalë në klub nate në Beograd, gjendet e vdekur në valixhe; një turk në pranga

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al