Tuesday, June 2, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Zgjedhjet parlamentare të 11 Majit/ Lala: Kandidatët për deputet, emra të panjohur që i mbështet krimi! Ja qarqet problematike

Editor by Editor
March 25, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Zgjedhjet parlamentare të 11 Majit/ Lala: Kandidatët për deputet, emra të panjohur që i mbështet krimi! Ja qarqet problematike
0
SHARES
62
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË – Gazetarja Klodiana Lala ka folur mbrëmjen e sotme për përfshirjen e grupeve kriminale në zgjedhje. 

E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Lala tha se krimi është i tërhequr dhe jo në sipërfaqje në këto zgjedhje, por deklaroi se në disa qarqe bandat kanë kandidatët e tyre që mbështesin. 

“Mendoj se nëse një parti politike hyn në zgjedhje me një kandidat që nesër potencialisht mund të ndëshkohet nga ligji, mund të jetë një barrë e madhe për ta. KQZ ka dërguar për hetim të thelluar 16 kandidatë, kryesisht nga partitë e vogla, por vërej se dy janë shqetësimet. Kandidatët që janë ose nën akuzë, ose nën hetim. Janë kryesisht në dy kampet kryesore PS dhe PD. Një problematikë që shoh ka të bëjë me emra të panjohur, që duken si pa probleme por në verifikime të thelluara, ka të dhëna të arsyeshme që na bëjnë me dije se janë të mbështetur nga krimi. Në Durrës një pjesë e kandidatëve janë mbështetur nga Xhevdet Troplini. Ka në listë emra të kandidatëve, që mbështeten nga Vangjush Dako, që ka patur probleme me drejtësinë. E njëjta gjë në qytetet e tjera.

Pëse nuk duhet të jenë?

Po ta nisim te PD, vetë zoti Berisha, edhe pse nuk pengohet nga ligji i dekriminalizimit, por nuk duhet ti ngarkohë partisë një barrë të madhe, sepse është në konflikt me ligjin, të kishte emra t paskeduar PD. E njëjta për zotin Meta, që është i arrestuar. Nëse mund të ndodhë të marrë dënim të formës së prerë.

Te PS lista është e gjatë. Olta Xhaçka është nën hetim, Ceno Klosi, Plarent Ndreca është zyrtarisht nën akuzë. Janë një sërë kandidatësh që mund ti ngarkojnë me barrë PS-në, për sa kohë kanë dyshime të arsyeshme për dënim fajësie të nesërmen.

Problematik është edhe Elbasani, listat duken të pastra por kur gërmon lidhjet e tyre, një pjesë e kandidatëve të mazhorancës janë të lidhur me krimin, që është i tërhequr por ushtron ndikim”, tha Lala. 

Lidhur me kandidatët për të cilët KQZ ka kërkuar hetimet nga prokuroria, Lala tha se janë kryesisht për çështje jo me shumë rëndësi, ndërkohë që pjesa më e madhe e tyre janë nga partitë e vogla dhe me shanse minimale për t’u bërë deputetë. 

“16 kandidatë për të cilët KQZ ka kërkuar nga prokuroria të bëhet hetim i thelluar. Janë të disa partive të vogla, Lapajt, Shabanit, Qorit, Tom Doshit e me rradhë.

Të gjithë i kanë deklaruar rekordet jashtë vendit. 7 prej tyre kanë deklaruar se janë debuar nga një vend i BE-së. Një tjetër rezulton i dënuar per vjedhje dhe ka të tjerë të dënuar me masë administrative. Hetimi zgjat një kohë të gjatë. Ka të tjerë që nuk i prek ligji i dekriminalizimit, siç është gjoba për tejkalim shpejtësie e me rradhë.

Po ta kapësh matematikisht, të gjithë emrat është vështirë të jenë nesër deputetë, sepse janë të panjohur dhe më shumë për të mbushur lista në atë që e quajnë si lista të hapura.

Pra, nuk më shqetëson fakti i këtyre, por që krimi i organizuar ka mbështetur kandidatë që nesër mund të jenë në Kuvend.

Pra vijoj të shkoj te pika zero, që këto të dyja janë problematikat më të mëdha. Se si KQZ apo SPAK do të arrijë të merret me këto kandidatë apo tentativët për të blerë vota, kjo mbetet për t’u parë. Kjo për 16 kandidatët është formalitet”, tha Lala. 

Previous Post

VIDEO/ Kërcënoi dhe grabiti recepsionisten e hotelit me një pistoletë lodër, arrestohet i riu shqiptar në Greqi

Next Post

“Kërcen prifti prej belasë”/ Thellohet skandali Bushka-Llagami-Metani, dalin të tjera BISEDA: Boll halle ka pas….

Next Post
“Kërcen prifti prej belasë”/ Thellohet skandali Bushka-Llagami-Metani, dalin të tjera BISEDA: Boll halle ka pas….

"Kërcen prifti prej belasë"/ Thellohet skandali Bushka-Llagami-Metani, dalin të tjera BISEDA: Boll halle ka pas....

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al