Tuesday, June 2, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Kërcen prifti prej belasë”/ Thellohet skandali Bushka-Llagami-Metani, dalin të tjera BISEDA: Boll halle ka pas….

Editor by Editor
March 25, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
“Kërcen prifti prej belasë”/ Thellohet skandali Bushka-Llagami-Metani, dalin të tjera BISEDA: Boll halle ka pas….
0
SHARES
83
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË – Skandali Llagami -Bushka thellohet edhe më tej. Personazhe të rëndësishëm të sistemit të drejtësisë, sikurse dhe Kryeinspektori Artur Metani duket se janë pjesë e “një sekti” të mirëfilltë mafioz, që synon nga njëra anë kapjen e sistemit të drejtësisë, e nga ana tjetër kryerjen e punës për statistika, duke i rënë në qafë subjekteve për inate personale, apo edhe thjesht për t’i shpëtuar hetimit nga SPAK e GJKKO.

Edhe më herë janë publikuar foto të Kryeinspektorit Metani në një darkë në ambiente private me kryetaren e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka dhe ish-kryetaren e KLGJ-së, Naureda Llagami.

Njëkohësisht, janë publikuar edhe “foto-biseda” të vëna në dispozicion nga një qytetar që kanë të bëjnë me një bisedim në grup në “WhatsApp” mes tre krerëve (në papajtueshmëri të hapur me njëri-tjetrin për shkak funksioni).

Por duket se skandali thellohet më tej. Artur Metani, i cili është akuzuar nga opozita prej kohësh dhe që dyshohet se është nën hetim në SPAK edhe për dosjen e incineratorëve, përflitet në mesazhe nga Kryetarja e KLGJ-së se “ka hallet e tij”, pikërisht sepse është nën hetim e për këtë shkak çon në KLGJ raste të pakuptimta.

Kështu Naureda Llagami shfaqet në komunikimet më poshtë se thotë që “Turi (Artur Metani) ka hallin e vet”.

A mos nënkupton kjo një fraksion të një dosjeje nën hetim nga SPAK?

Pikërisht për këtë shkak nuk merret me peshkaqenë të drejtësisë, por me gjyqtarë e prokurorë pa mbështetje. Përmendet këtu për shembull emri i Kaçe Agollit, ish-gjyqtare në Gjykatën e Tiranës.

Madje, po ky inspektor, për inate personale të lindura gjatë një udhëtimi në SHBA në nëntor 2023, është duke proceduar dy herë brenda një periudhe të shkurtër, një drejtues prokurorie të një rrethi gjyqësor.

Aq e rëndë është situata e Kryeinspektorit dhe hetimeve ndaj tij që ka vite që zgjasin, saqë ish-kryetarja e KLGJ-së Llagami, shprehet në mesazhe se “është mirë t’ia plasësh Ildës (Klotilda Bushkës)” për Metanin, qoftë sepse sillet si shërbëtor i interesave të PS-së, qoftë sepse si një person që për shkak të hetimeve të SPAK ndaj tij, është i detyruar të kërcejë për partinë në pushtet, siç “kërcen prifti nga belaja”.

Artur Metani, ai që supozohej të ishte “dora e hekurt” mbikëqyrëse mbi sistemin e drejtësisë, është thjesht një mekanizëm i qeverisë për të mbrojtur ata që i shërbejnë kësaj qeverie e për të atakuar ata që nuk i shërbejnë.

Kryeinspektori, Artur Metani, benjamini i qeverisë në sistemin e drejtësisë disa herë nën hetim nga SPAK, kërcen ashtu “si prifti nga belaja”!/OraNews

Previous Post

Zgjedhjet parlamentare të 11 Majit/ Lala: Kandidatët për deputet, emra të panjohur që i mbështet krimi! Ja qarqet problematike

Next Post

Gafa e kabinetit të Trump/ I dërgon gazetarit planet sekrete të sulmeve në Jemen

Next Post
Gafa e kabinetit të Trump/ I dërgon gazetarit planet sekrete të sulmeve në Jemen

Gafa e kabinetit të Trump/ I dërgon gazetarit planet sekrete të sulmeve në Jemen

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al