Tuesday, June 9, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Zbulohen mbi 7 mijë rrënjë kanabis në Velipojë; pezullohen shefi Komisariatit Shkodër, shefi Policisë Velipojë dhe ndihmësspecialisti zonës

timoni.al by timoni.al
June 9, 2026
in LAJME
0
Zbulohen mbi 7 mijë rrënjë kanabis në Velipojë; pezullohen shefi Komisariatit Shkodër, shefi Policisë Velipojë dhe ndihmësspecialisti zonës
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në fshatin Reç i Ri, Njësia Administrative Velipojë, u gjetën të kultivuara 7,446 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa në një territor të hapur dhe lehtësisht të verifikueshëm në zonë fushore. Pas informacionit të marrë në postën elektronike të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtuesit Madhor Skender Hita, u organizuan menjëherë punimet për asgjësimin e bimëve dhe për identifikimin e kapjen e autorëve.

Drejtori i Përgjithshëm urdhëroi Drejtorinë e Standardeve Profesionale të Policisë së Shtetit të kryejë një hetim të thelluar administrativ. Për mangësi të konstatuara në mospërmbushjen e detyrave, filloi procedim disiplinor për pesë punonjës policie. Në vijim janë marrë masa disiplinore dhe janë strukturuar hetimet ndaj personave përgjegjës lidhur me territorin dhe grupin e kontrollit të zonës.

Janë pezulluar nga detyra: Kryekomisar B. L., me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Shkodër; Nënkomisar Z. M., me detyrë Shef i Stacionit të Policisë Velipojë; dhe Inspektor S. K., me detyrë Ndihmësspecialist i Policimit në Zonë, i cili ishte përgjegjës për territorin ku u gjetën bimët narkotike. Për këta tre punonjës është vendosur pezullimi disiplinor nga detyra.

Po ashtu, është nisur hetim disiplinor pa pezullim nga detyra për dy anëtarë të tjerë të grupit të kontrollit të territorit: Nënkomisar D. N., me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Velipojë, dhe Inspektor E. I., me detyrë Ndihmësspecialist i Policimit në Zonë në Stacionin e Policisë Velipojë. Hetimi ka për qëllim përcaktimin e përgjegjësive dhe eventualeve shkelje apo mangësi në zbatimin e detyrave të tyre.

Policia e Shtetit deklaron se lufta kundër kultivimit të bimëve narkotike dhe çdo forme të paligjshmërisë është prioritet. Çdo rast do të trajtohet me vendosmëri maksimale dhe pa asnjë kompromis, si ndaj autorëve të veprave penale, ashtu edhe ndaj çdo punonjësi policie që nuk përmbush detyrimet ligjore apo abuzon me detyrën.

Previous Post

Terror në shkollën e Mançesterit: 14-vjeçarja sulmon me thikë nxënësit dhe mësuesen; dëshmitari: E goditi në qafë, pastaj…

Next Post

Teuta bën pazar në Rrogozhinë, merr mbrojtësin Abdurrahman Fangaj nga Egnatia

Next Post
Teuta bën pazar në Rrogozhinë, merr mbrojtësin Abdurrahman Fangaj nga Egnatia

Teuta bën pazar në Rrogozhinë, merr mbrojtësin Abdurrahman Fangaj nga Egnatia

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al