Në dosjen e siguruar nga gazetarja Anila Hoxha zbardhen deklaratat e miqve të turistit portugez 20-vjeçar Luis Miguel Varela Mendes, i cili mbeti i vrarë me thikë në Ksamil; si autor akuzohet Sokrat Vata. Miqtë rrëfejnë se sherri nisi në zonën e plazhit të resortit “Principote”, pasi punonjës të lokalit, përfshirë Vatan sipas dëshmive, iu drejtuan grupit dhe u thanë të mos bëjnë zhurmë. Nga ky përplasja u tensionua dhe vijoi me dhunë fizike dhe përdorim të një thike.
Adib Ghanmi, shtetas francez, thotë se ai dhe rreth 7-8 shokë po qëndronin në plazh pas një feste në klub. Një person, i cili ishte shqiptar por fliste frëngjisht, ofendoi një shok të tij për nënën. Më pas ky person e goditi me kokë një shok. Ghanmi përshkruan ardhjen në skenë të një tjetri, i veshur me të bardha dhe me flokë të gjata, që mban një thikë; sipas tij ky person goditi fillimisht shokun Tourpal në këmbë dhe më pas goditi me thikë në zemër 20-vjeçarin që më vonë vdiq. Pas sulmit, sipas tij, rreth 10–15 truproja hyjnë në ambient, por Ghanmi thotë se nuk është i sigurt nëse ata ndërhynë në konflikt; ai pretendon se Sokrat Vata ishte personi që goditi me thikë dhe ua drejtua me thikë.
Ibraim Leimoeiv, gjithashtu shtetas francez, deklaron se pa momentin kur u godit Luis Miguel dhe se më pas i dha ndihmën e parë duke vendosur një bluzë mbi plagën.
Tourpal Khitaev, shtetas francez, tregon se kishte një person të dehur që po bërtiste; më pas dolën dy punonjës të lokalit që i kërkuan të ndalonte. Njëri prej tyre, i veshur me të bardha dhe me pak mjekër, sipas tij mbante një thikë dhe e goditi fillimisht atë në këmbë, më pas e goditi me kokë kur ai iu kundërpërgjigj. Tourpal rrëfeu se Luisi Miguel u përpoq të ndërhynte për të ndaluar sulmin dhe më pas e pa personin me të bardha duke hequr këmishën e gjakosur dhe larguar drejt rrugës. Ai thotë se nuk pa momentin e prerjes me thikë ndaj Luisit.

