Saturday, August 22, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

TCH zbardh dosjen: kamera që filmoi krimin në Ksamil; 20-vjeçari u fut në det; si e goditi Vata

timoni.al by timoni.al
August 22, 2026
in AKTUALITET
0
Sokrat Vata dëshmon për vrasjen e 20-vjeçarit portugez në Ksamil: Thika nuk ishte e imja, turistët të dehur
0
SHARES
16
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Top Channel ka siguruar dosjen e prokurorisë së Sarandës për ngjarjen në Ksamil ku u vra me thikë turisti 20-vjeçar Luis Miguel Varela Mendes. Dosja, e marrë nga gazetarja Anila Hoxha, përmban pamjet e kamerave dhe dinamika e plotë të përleshjes, me të akuzuar Sokrat Lipan alias Sokrat Vata si autor i sulmit me thikë. Nga materiali rezulton se konflikti nisi rreth orës 05:15 të datës 18 gusht, kur një grup turistësh u përfshi në një grindje fizike me disa persona të tjerë, e cila u përshkallëzua me grushte dhe ndjekje, duke vijuar edhe në zonën e plazhit.

Pamjet e sigurisë tregojnë se në orën 05:14:24 disa shtetas dolën nga ambientet e lokalit “Principotes” dhe u ndodhën tek rërat pranë “Paradise”, ndër ta Ibrahim Lemoie, Sudae Akmahmat, Florian Cetina dhe Luis Mendes, i veshur me bluzë të bardhë me shkrim të zi në pjesën e pasme. Në 05:15:22 afrohen nga parkimi Davit Heuertvent dhe Sokrat Lipan, i veshur me këmishë të bardhë. Rreth 05:16:39 Sokrat duket i shtyrë nga një person me bluzë të bardhë dhe shkon drejt shezlloneve; më pas e ndjek një person dhe e ndjek atë drejt parkimit.

Në 05:16:54 Sokrat vrapon drejt shtetasit Ibrahim Lemoie, i cili përplaset me shezllonet dhe bie, dhe Sokrat e godet atë. Në 05:17:14 Luis Mendes i afrohet dhe e shtyn Sokratin, i cili bie; më pas ngrihet dhe i afrohet Mendes, duke filluar t’i godasë. Në 05:17:20 Davit Heuertvent dhe Sokrat godasin Luis Mendes, ndërsa Sudae Akhmat ndërhyn për ta ndihmuar Mendës dhe godet Sokratin. Rreth 05:17:35-05:17:46 Serxhi Selimi godet me grushta Ibrahim Lemoie; në këto momente Mendes përpiqet të largohet dhe hidhet brenda detit.

Në 05:17:53 Luis Mendes kthehet nga ana jugore e plazhit, goditet nga Serxhi Ademi me grushta dhe shtyhet në det; në 05:18:04 del nga uji dhe ecën drejt shezlloneve, me bluzën e bardhë të njomur nga gjaku. Në 05:18:24 Davit Heuertvent largohet drejt ambienteve të brendshme të Principotes, i gjakosur në pjesën e përparme të rrobave dhe duke u fshehur. Në 05:20:28 largohet edhe Sokrat Lipan, me bluzën e bardhë të njollosur me gjak, i shoqëruar nga kamarieri Ildi Cekani drejt lokalit Principotes. Përveç Sulmit me thikë nga Sokrat Lipan, dosja përmend dyshimet se David Heurtevent e ka goditur me grushte viktimën gjatë konfliktit.

Previous Post

Zbardhet dosja e Ksamilit: shoku i 20-vjeçarit tregon Vata goditi me thikë në këmbë, pastaj Migelin në zemër

Next Post

Ua bëjmë xixë, ruajmë konfidencialitetin — Shqiptari në Angli hap kompani për shtëpitë e barit; Heqim ADN, lajmë tapete

Next Post
Ua bëjmë xixë, ruajmë konfidencialitetin — Shqiptari në Angli hap kompani për shtëpitë e barit; Heqim ADN, lajmë tapete

Ua bëjmë xixë, ruajmë konfidencialitetin — Shqiptari në Angli hap kompani për shtëpitë e barit; Heqim ADN, lajmë tapete

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al