Saturday, September 5, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Zbardhen dy raste zjarrvënieje në Fier; një 50-vjeçar arrestohet në flagrancë, një tjetër procedohet penalisht

timoni.al by timoni.al
September 5, 2026
in Lajmi Fundit
0
Zbardhen dy raste zjarrvënieje në Fier; një 50-vjeçar arrestohet në flagrancë, një tjetër procedohet penalisht
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Djegia e shkurreve dhe e mbetjeve ka shkaktuar dy raste zjarrvënieje në rrethin e Fierit, ku një person u arrestua në flagrancë dhe një tjetër u procedua penalisht. Shërbimet e Policisë së DVP Fier, pas shfaqjes së vatrave të zjarrit në fshatrat Daullas dhe Kreshpan, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në fshatin Daullas, policia arrestoi në flagrancë pranë vatrës së zjarrit shtetasin A. G., 50 vjeç, i cili kishte ndezur zjarr për djegien e shkurreve në tokën e tij. Zjarri u përhap jashtë kontrollit dhe përfshiu sipërfaqe të mëdha me bimësi. Në Kreshpan, u kap pranë një vatre zjarri shtetasi Q. Y., i cili deklaroi se kishte ndezur zjarr për djegien e mbetjeve, por për shkak të erës së fortë flakët u përhapën dhe dolën jashtë kontrollit, rrezikuan disa banesa dhe përfshinë një sipërfaqe të madhe me bimësi. Për shkak të moshës, shtetasi Q. Y. është proceduar penalisht.

Materialet procedurale për të dy rastet janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme lidhur me veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon te qytetarët të tregojnë kujdes maksimal dhe të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarre, duke theksuar se pasojat mund të jenë të rënda për jetën e njerëzve, pronën dhe mjedisin. Në mënyrë të veçantë, policia u bën thirrje banorëve që të mos djegin mbetje bujqësore ose të mos kryejnë pastrimin e tokave dhe territoreve përmes djegies, pasi kjo mund të shkaktojë përhapje të pakontrolluar të zjarreve dhe do të sjellë përgjegjësi ligjore.

Policia fton qytetarët të denoncojnë çdo rast zjarrvënieje ose paligjshmërie tjetër në numrin 112, duke garantuar reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

Previous Post

Zyrtare/ Luka Modric do të vazhdojë me kombëtaren kroate, do të luajë në Nations League

Next Post

Putin në SHBA për G20? Presidenti Trump mund ta thërrasë, aleatët zemërohen

Next Post
Putin në SHBA për G20? Presidenti Trump mund ta thërrasë, aleatët zemërohen

Putin në SHBA për G20? Presidenti Trump mund ta thërrasë, aleatët zemërohen

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al