Sunday, August 30, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Vuçiç: Na presin ditë të vështira, Gjykata Speciale do të rrëzojë akuzat ndaj Thaçit

timoni.al by timoni.al
August 29, 2026
in KRYESORE
0
Vuçiç: Na presin ditë të vështira, Gjykata Speciale do të rrëzojë akuzat ndaj Thaçit
0
SHARES
21
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç deklaroi se vendimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, që po gjykohen në Hagë, sipas tij do të jetë relativisht i butë. Duke u mbështetur në informacione që pretendon se i kanë ardhur nga shërbimet serbe të inteligjencës, Vuçiç tha se dënimi do të përfshijë vetëm një masë formale që do të mbulohet nga koha që të pandehurit kanë kaluar tashmë në paraburgim, ndërsa pjesa kryesore e akuzave që lidhen me krimet e supozuara ndaj serbëve, sipas tij, do të rrëzohet.

Ai citoi se “një lloj dënimi do të ketë, por jo për shkak të viktimave serbe. Do të jetë vetëm sa për të mbuluar kohën e paraburgimit. Dhe pastaj, përsa i takon krimeve më të rënda kundër serbëve, Hashim Thaçi do të shpallet i pafajshëm”, duke parashikuar që aktgjykimi do të favorizojë të pandehurit në pika kryesore të akuzave që lidhen me viktimat serbe. Vuçiç gjithashtu tha se një vendim i tillë do të përdorej nga Perëndimi, sipas tij, për të përcjellë mesazhin se serbët janë të vetmit përgjegjës për krimet e kryera gjatë luftërave në ish-Jugosllavi.

Duke paralajmëruar “ditë të vështira politike”, ai theksoi se shumë prej personave që, sipas tij, kanë marrë pjesë në krime kundër serbëve në territoret e ish-Jugosllavisë janë ose liruar, ose janë dënuar formalisht e pastaj të liruar në të gjitha shkallët e gjykimit. Vuçiç lidh këtë qëndrim me vendime të mëparshme të Gjykatës Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, duke përmendur rastet e ish-gjeneralit kroat Ante Gotovina dhe të ish-komandantit boshnjak Naser Orić si shembuj që sipas tij mbështesin pretendimin për një trajtim të njëanshëm.

Presidenti serb shprehu pakënaqësi dhe e përshkroi qasjen e gjykimit të krimeve të luftës si “të njëanshme”, duke përsëritur qëndrimin se vendimet e ardhshme do të reflektojnë këtë tendencë. Top Channel.

Previous Post

Ti ke probleme me formimin: Gara për Prokurorin e Përgjithshëm solli përplasje në KLP; shqyrtimi i pesë kandidatëve shtyhet

Next Post

Kultivonin 355 bimë kanabis në 15 parcela të ndryshme, pranga për dy persona në Fushë-Arrëz

Next Post
Të shtënat në Mirditë: 45-vjeçari i gjetur i vdekur në makinë dyshohet autor i vrasjes së Anton Kelit

Kultivonin 355 bimë kanabis në 15 parcela të ndryshme, pranga për dy persona në Fushë-Arrëz

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al