Thursday, August 20, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Vrasja e turistit portugez në Ksamil: dhunim fizik, goditje me thikë; 11 arrestuar, disa në kërkim, 2 autorë

timoni.al by timoni.al
August 18, 2026
in Lajmi Fundit
0
Kriminal nga Anglia dhe roje plazhi në Ksamil: 20-vjeçari francez u vra pas konfliktit për një vajzë
0
SHARES
24
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në vijim të veprimeve për zbardhjen, dokumentimin ligjor, kapjen dhe arrestimin e autorit dhe personave të përfshirë në vrasjen e 20-vjeçarit portugez, autoritetet njoftojnë se pas veprimeve hetimore të koordinuara midis Komisariatit të Policisë Sarandë, Drejtorive Vendore Vlorë e Fier dhe Prokurorisë, paraditen e sotme në Levan, Fier, u kap në bagazhin e një automjeti autori i dyshuar, shtetasi S. L., alias S. V., 29 vjeç. Ky shtetas udhëtonte i fshehur në bagazh në makinë të drejtuar nga E. P., 31 vjeçe, me pasagjer N. M., 38 vjeç; të dy me shtetësi turke, të cilët njiheshin me autorin dhe synonin ta transportonin drejt Tiranës. Në Komisariatin e Policisë Sarandë u shoqëruan 41 shtetas.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u arrestuan në flagrancë shtetasit: S. L., alias S. V., 29 vjeç, banues në Helshan, Has; N. M., 38 vjeç, dhe E. P., 31 vjeçe, të dy me shtetësi turke; S. S., 24 vjeç, banues në Ersekë; E. B., 24 vjeç, banues në Peshkopi; I. C., 21 vjeç, banues në Librazhd; M. Zh., 27 vjeç, banues në Elbasan; M. M., 24 vjeç, banues në Gjirokastër; L. S., 44 vjeç, banues në Gjirokastër; R. Sh., 35 vjeç, banues në Gjirokastër; K. K., 29 vjeç, banues në Gjirokastër. U shpallën në kërkim D. H., 29 vjeç, banues në Tiranë, dhe B. B., 36 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet rezulton se më 18.08.2026, në orën 05:15, në ambientet e lokalit “Principote” dhe më pas në plazhin e lokalit “Paradise” në Ksamil, gjatë një konflikti, shtetasi S. L., alias S. V., dyshohet se ka goditur disa herë me mjet prerës (thikë) shtetasin portugez L. V., 20 vjeç. Njëkohësisht, shtetasi D. H., tashmë në kërkim, e ka goditur me grushte 20-vjeçarin. Të dy akuzohen për vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim. S. S., E. B., M. Zh. dhe I. C., kamarierë në “Principote”, dyshohet se e kanë goditur viktimën me grushte para se S. V. ta godiste me mjet prerës dhe më pas janë larguar.

Në momentin e ngjarjes, në lokalin “Principote” ishin edhe M. M., L. S., R. Sh. dhe K. K. në rol të sigurimit (bodyguard), të cilët nuk ndërhynë për të parandaluar ngjarjen dhe nuk njoftuan policinë. Po aty ishte edhe pronari B. B., i cili pas ngjarjes u largua pa kallëzuar.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë: për S. V. dhe D. H. për “Vrasje me dashje”, kryer në bashkëpunim; për N. M. dhe E. P. për “Përkrahje e autorit të krimit”; për S. S., E. B., M. Zh., I. C., L. S., K. K., B. B. dhe R. Sh. për “Moskallëzim i krimit”; dhe për M. M. për “Moskallëzim i krimit” dhe “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshmërisë”.

Previous Post

Kuvendi i dërgon SPAK-ut 32 rekomandime: Rishikoni arrestet me burg dhe rritni fokusin në konfiskimin e pasurive

Next Post

Si u vra turisti portugez në Ksamil: dhunim fizik dhe goditje me thikë; 11 të arrestuar, 2 autorë

Next Post
Kriminal nga Anglia dhe roje plazhi në Ksamil: 20-vjeçari francez u vra pas konfliktit për një vajzë

Si u vra turisti portugez në Ksamil: dhunim fizik dhe goditje me thikë; 11 të arrestuar, 2 autorë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al