Thursday, August 20, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Kuvendi i dërgon SPAK-ut 32 rekomandime: Rishikoni arrestet me burg dhe rritni fokusin në konfiskimin e pasurive

timoni.al by timoni.al
August 18, 2026
in KRYESORE
0
Kuvendi i dërgon SPAK-ut 32 rekomandime: Rishikoni arrestet me burg dhe rritni fokusin në konfiskimin e pasurive
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mazhoranca socialiste miratoi më 23 korrik një rezolutë kundrejt SPAK-ut, me nënshkrimin e kryeparlamentarit Niko Peleshi, që ndër të tjera kërkon shmangien e paraburgimeve dhe kërkon zbatimin e 32 rekomandimeve të vitit 2026. Kuvendi i ka dërguar Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkesën për hartimin, brenda 23 gushtit, të një plani veprimi për zbatimin e këtyre rekomandimeve. Në rezolutë theksohet nevoja për rishikim të praktikës së masave të sigurimit personal dhe për rritjen e përdorimit të masave alternative në përputhje me standardet europiane të të drejtave të njeriut.

Dokumenti rekomandon analizimin çdo katër muaj të kohëzgjatjes së paraburgimit dhe lidhjes së saj me dënimet përfundimtare, me qëllim evidentimin e rasteve kur qëndrimi në paraburgim afrohet ose mbulon në mënyrë substanciale dënimin përfundimtar dhe marrjen e masave për shmangien e kësaj praktike. Kuvendi kërkon gjithashtu reduktimin e stokut të çështjeve të mbartura dhe përmirësimin e cilësisë së dosjeve të dërguara për gjykim, veçanërisht në lidhje me standardet e provueshmërisë.

Rezoluta vë theksin në forcimin e kapaciteteve për hetime financiare dhe për hetime pasurore paralele, duke rekomanduar rritjen e fokusit në konfiskimin e pasurive në çështjet e korrupsionit, sidomos në nivelet e larta të administratës publike, për të synuar goditjen e përfitimit ekonomik të paligjshëm e jo vetëm përgjegjësinë individuale. Kuvendi kërkon zhvillimin e analizave periodike për efektivitetin e ndjekjes penale në çështjet me zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë, duke matur jo vetëm numrin e procedimeve dhe personave të dërguar në gjykatë, por edhe shkallën e konfiskimit të pasurive, dhe synon rritjen e numrit të procedimeve që përfundojnë me vendime gjyqësore të formës së prerë.

Gjithashtu rekomandohet përshpejtimi i rekrutimit të hetuesve financiarë, të BKH-së dhe oficerëve të policisë gjyqësore, shpërndarja e balancuar e ngarkesës së punës, thellimi i bashkëpunimit ndërkombëtar dhe përparimi i Sistemit Elektronik të Menaxhimit të Çështjeve për raportim statistikor në kohë reale. Në listën e rekomandimeve përfshihet edhe analiza, në përputhje me rekomandimin e BE-së, e nevojës për rishikim të rregullave dhe procedurave për procesin e emërimit të Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, për të garantuar procese të hapura, konkurruese dhe pa vonesa.

Previous Post

Arbitrat shqiptarë vazhdojnë të gëzojnë besimin e UEFA-s, iu besohen dy sfida të rëndësishme në Conference League

Next Post

Vrasja e turistit portugez në Ksamil: dhunim fizik, goditje me thikë; 11 arrestuar, disa në kërkim, 2 autorë

Next Post
Kriminal nga Anglia dhe roje plazhi në Ksamil: 20-vjeçari francez u vra pas konfliktit për një vajzë

Vrasja e turistit portugez në Ksamil: dhunim fizik, goditje me thikë; 11 arrestuar, disa në kërkim, 2 autorë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al