Bledar Muça është shqiptari që u vra të shtunën në Antwerp të Belgjikës. Muça njihet si miku i Ardian dhe Florenc Çapjas.
Gazetari Elton Qyno ka dhënë detaje në “Open” për jetën kriminale të Bledar Muçës, si ia mbathi nga Shqipëria pasi nuk i kishte më krahët mbrojtës.
Sipas Qynos, dy janë pistat e vrasjes së Mucës, një e konflikteve të mëdha në Elbasan, ku dy persona janë të traumëtizuar ende ditën e sotme nga presioni që i ka shkaktuar ndërsa tjetra është larje hesapesh për lëndë narktoiek.
Qyno: Personazhi që është vrarë dje ka marrë peng dhe një person të shërbimit të provës në Elbasan. Ata vunë përpara të gjithë policinë e shtetit në 2016. Dy agjentë nuk kanë ditur se ku të shkojnë dhe sot e kësaj dite janë të traumatizuar. Po ti hysh me laps e letër se çfarë ka bërë, do ishte bërë kasaphana.
Të shkojmë tek ekzekutimi i Ilir Rexhepit. Ky është shpallur në kërkim dhe menjëherë ka ikur nga Kapshtica. Është ndihmuar nga grupe kriminale dhe dy policë kufitarë. Ai kishte dhe pasaportë tjetër pasi vjen nga një komunitet që njihet si gollobordiakët.
Ai bënte dhe presionin dhe aleancën, por edhe të dilte jashtë qytetit e të lidhte aleancë në grupe të tjera kriminale. Dhe ikja e tij në Belgjikë ishte prej muajit maj të vitit të kaluar, fill pas arrestimit të Ardjan Capjas dhe shpalljes në kërkim të Florenc Capjes. Ky e pa veten të pasigurt dhe bëri jetën mes Anglisë e Belgjikës.
Është ose pista e konflikteve të mëdha në qytetin të Elbasanit ose të lëndëve narkotike.