Tuesday, June 16, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Vrasja e Antonio Karafilit/ Flet e ëma e Kejsi Spahillari: Vajza më ka thënë që nuk ka asnjë lidhje me këtë ngjarje! Çdo gjë është e stisur

Editor by Editor
April 29, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Vrasja e Antonio Karafilit/ Flet e ëma e Kejsi Spahillari: Vajza më ka thënë që nuk ka asnjë lidhje me këtë ngjarje! Çdo gjë është e stisur
0
SHARES
37
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

KORÇË- E ëma e Kejsi Spahillari, e cila dyshohet për vrasjen e Antonio Karafilit, ka folur për ngjarjen pasi Prokuroria e Korçës zbardhi pas 7 vitesh vrasjen e të riut. Gjatë një prononcim për Euronews Albania, e ëma e Kejsi Spahillarit mohon përfshirjen e vajzës së saj në krim. Mes lotësh, ajo shprehet se e gjithë çështja është e sajuar dhe se vajza po merret nën akuzë pa prova konkrete.

“Asgjë nuk është e vërtetë. Çdo gjë është sajesë, është e stisur. Nuk e njoh fare personin në fjalë, e dëgjoj për herë të parë. Jam e shokuar. Si ka mundësi që në kaq vite nuk u gjet asgjë, dhe tani shpiket kjo histori pa asnjë fakt konkret? Nuk e kuptoj si çdo akuzë merret si e mirëqenë. Vajza më ka thënë që nuk ka asnjë lidhje me këtë ngjarje,” deklaron e ëma.

Prokuroria e Korçës zbardhi pas 7 vitesh vdekjen e Antonio Karafilit, i cili në vitin 2018 u raportua se kishte vrarë veten duke u varur në një pemë. Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për ish-partneren e Karafilit, Kejsi Spahillari, e dyshuar për vrasjen e të riut.

Sipas Prokurorisë, nga provat biologjike rezulton se Rexhep Vathi dhe Kejsi Spahillari kanë mbytur me çarçaf Antonio Karafilin dhe më pas e kanë varur në pemë, duke inskenuar vetëvrasjen. Motivi i krimit dyshohet të ketë qenë një lidhje paralele që Kejsi Spahillari kishte me viktimën dhe Rexhep Vathin. Pas ngjarjes, Spahillari emigroi në Kanada, ndërsa në gusht të vitit 2024, Rexhep Vathi vrau veten.

Previous Post

“Na janë bërë vetëm premtime boshe”/ Protestë në fshatin Shën Pjetër, banorët kërkojnë ujë të pijshëm: Të merren masa urgjente…

Next Post

Adriana Kalaja: Veliaj dhe grupi i tij në bashki kanë bërë orgji, video është gjetur në telefonin e sekuestruar të një prej drejtorëve të 5D!

Next Post
Adriana Kalaja: Veliaj dhe grupi i tij në bashki kanë bërë orgji, video është gjetur në telefonin e sekuestruar të një prej drejtorëve të 5D!

Adriana Kalaja: Veliaj dhe grupi i tij në bashki kanë bërë orgji, video është gjetur në telefonin e sekuestruar të një prej drejtorëve të 5D!

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al