Tuesday, June 16, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Na janë bërë vetëm premtime boshe”/ Protestë në fshatin Shën Pjetër, banorët kërkojnë ujë të pijshëm: Të merren masa urgjente…

Editor by Editor
April 29, 2025
in AKTUALITET, Lajmi Fundit, SOCIALE, Vendi
0
“Na janë bërë vetëm premtime boshe”/ Protestë në fshatin Shën Pjetër, banorët kërkojnë ujë të pijshëm: Të merren masa urgjente…
0
SHARES
27
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

DURRËS– Disa banorë të fshatit Shën Pjetër në Durrës kanë protestuar ditën e sotme për shkak të mungesës së ujit të pijshëm, një problem që ka zgjatur për shumë kohë. Rreth 60 familje të këtij fshati kanë kërkuar vëmendjen e autoriteteve lokale, pasi vazhdojnë të përballen me vështirësi të mëdha për sigurimin e ujit të pijshëm. Banorët thonë se kanë kërkuar ndihmë nga Bashkia e Durrësit, por u është thënë se ata duhet të financojnë vetë punimet për të siguruar ujë të pijshëm. 

Ata thonë se në lagjet e tyre nuk ka pasur kurrë ujë të pijshëm dhe kjo ka krijuar një situatë të padurueshme për ta. Gjithashtu ata kërkojnë një angazhim më të madh dhe investime reale për të përmirësuar kushtet e jetesës dhe për t’i dhënë fund një herë e mirë këtij problemi që ka ndikuar drejtpërdrejt në shëndetin dhe mirëqenien e tyre.

“Në lagjet tona nuk ka pasur kurrë ujë të pijshëm dhe kjo ka krijuar një situatë të padurueshme për ne. Kërkojmë nga shteti që të furnizohemi me ujë të pijshëm, siç ndodh në zonat e tjera që kanë linja të miratuara dhe të realizuara. Të gjitha zonat e tjera kanë ujë të pijshëm me linjë të mirëfilltë, por ne këtu, në fshatin Shën Pjetër, nuk kemi. 

Na janë bërë vetëm premtime boshe, ndërsa investimet janë realizuar në mënyrë të dyshimtë dhe janë shpërndarë për fushata, e jo për të zgjidhur problemet reale të qytetarëve. Ne nuk kemi fare linjë për ujë të pijshëm dhe kjo ka krijuar një situatë të pashpresë për shumë familje. Kërkojmë që të merren masa urgjente, përndryshe jemi të detyruar të bllokojmë aksin kryesor të rrugës dhe të kërkojmë drejtësinë tonë me çdo mënyrë të mundshme,” thanë banorët. 

Previous Post

Roven Zeka në burg për korrupsion, SPAK merr në pyetje kolegët që e takuan në paraburgim

Next Post

Vrasja e Antonio Karafilit/ Flet e ëma e Kejsi Spahillari: Vajza më ka thënë që nuk ka asnjë lidhje me këtë ngjarje! Çdo gjë është e stisur

Next Post
Vrasja e Antonio Karafilit/ Flet e ëma e Kejsi Spahillari: Vajza më ka thënë që nuk ka asnjë lidhje me këtë ngjarje! Çdo gjë është e stisur

Vrasja e Antonio Karafilit/ Flet e ëma e Kejsi Spahillari: Vajza më ka thënë që nuk ka asnjë lidhje me këtë ngjarje! Çdo gjë është e stisur

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al