I dyshuari i fundit, i 12, për pjesmarrje në vrasjen e Alkis Kampanos në Greqi është arrestuar nga autoritetet policore.
Mediat greke raportojnë se sot është vënë në pranga dhe i dyshuari i fundit, i 12-ti në listë, për sulmin e ndodhur në zonën Charilaou të Selanikut.
Bëhet fjalë për një të ri grek, 22-vjeç i lindur në Selanik që natën e sulmit ishte drejtuesi i automjetit Volsvagen Polo ku po udhëtonin disa nga bashkëpunëtorët në këtë krim.
Ndërkohë që sot përfundon marrja në pyetje për 11 të arrestuarit e deritanishëm. Hetuesit do të përpiqen të zbërthejnë 20-vjeçarin shqiptar Rogers Demirazi i cili u vetëdorëzua.