Në IEVP Rrogozhinë janë kontrolluar 8 dhoma ku janë konstauar pajisje elektronike si televizorë, aparatura digitalbi, të cilat i kishin të cënuar elementët e sigurisë “vulat”.
Një orë dore e gjetur nga grupet e kontrollit, dyshohet se përdorej si pajisje komunikimi.
Ndërkohë në IEVP Reç është gjetur një pajisje komunikimi Android e modifikuar në një kuti kartoni, e cila e lidhur me televizorin mund të realizojë nderveprim në rrjetet sociale.
Po ashtu gjatë kontrollit u gjetën edhe një thikë e improvizuar, një radio dore e modifikuar me dalje USB dhe Antenë etj. Materialet u janë kaluar ekspertëve të SHKB-së së burgjeve.