Tuesday, June 9, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Vrasja e 11-vjeçares Lyhana trondit Francën; protesta të shumta kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë

timoni.al by timoni.al
June 9, 2026
in KRYESORE
0
Vrasja e 11-vjeçares Lyhana trondit Francën; protesta të shumta kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Franca është tronditur pas vrasjes së 11-vjeçares Lyhanna, trupi i së cilës u gjet javën e kaluar në një fermë rreth 10 kilometrash nga qyteti Fleurance në jugperëndim të vendit. Vajza ishte zhdukur gjashtë ditë më parë pas daljes nga shkolla, dhe kërkimet intensive përfunduan në mënyrë tragjike.

Për ngjarjen është arrestuar 41-vjeçari Jérome Barella, babai i një shoqeje të viktimës, i cili dyshohet se e mori vajzën me automjetin e tij ditën e zhdukjes. Barella mohon çdo përfshirje në vrasje. Hetimet kanë zbuluar se ai ishte denoncuar më parë për abuzim seksual ndaj një vajze 10-vjeçare dhe ishte përmendur edhe në raste të tjera të ngjashme. Sipas materialeve hetimore, pavarësisht denoncimeve dhe provave mjekësore që konfirmonin abuzimin ndaj një të miture, ai nuk ishte marrë asnjëherë në pyetje nga policia gjatë nëntë muajve të fundit.

Ngjarja ka shkaktuar një valë zemërimi dhe protesta në Francë: mbi 60 mijë persona dolën në rrugë në mbarë vendin, duke akuzuar autoritetet për neglizhencë dhe duke kërkuar dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë, Gérald Darmanin. Protestuesit kanë shprehur bindjen se, nëse institucionet do t’i kishin dhënë më shumë vëmendje denoncimeve, vrasja e Lyhanna-s mund të ishte parandaluar.

Ministri Darmanin ka pranuar se rasti zbulon “dështime tronditëse dhe të papranueshme” në funksionimin e institucioneve shtetërore, por ka refuzuar të japë dorëheqjen. Ai ka theksuar se problemi nuk qëndron te mungesa e ligjeve apo fondeve, por te trajtimi jo me prioritet i akuzave për abuzim seksual ndaj fëmijëve.

Qeveria ka paralajmëruar masa më të ashpra kundër abuzuesve seksualë, duke përfshirë mundësinë e dënimit me burgim të përjetshëm për përdhunues serialë të fëmijëve. Rasti i Lyhanna-s ka hapur një debat kombëtar mbi dështimet e sistemit të drejtësisë në mbrojtjen e fëmijëve nga abuzuesit që ishin të njohur për autoritetet. (Top Channel)

Previous Post

Panik në Belfast: burri sudanez sulmon me thikë një kalimtar

Next Post

Ademi: Nga peticionet te protestat për drejtën gjuhësore të studentëve shqiptarë — Nuk kërkojmë privilegje, por barazi para ligjit

Next Post
Ademi: Nga peticionet te protestat për drejtën gjuhësore të studentëve shqiptarë — Nuk kërkojmë privilegje, por barazi para ligjit

Ademi: Nga peticionet te protestat për drejtën gjuhësore të studentëve shqiptarë — Nuk kërkojmë privilegje, por barazi para ligjit

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al