Tuesday, May 12, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Vendimi për zgjedhjet publikua një ditë para afatit; sot tik-tak i fundit, Berisha vetëm kandidat për kreun PD

timoni.al by timoni.al
April 30, 2026
in LAJME, POLITIKE
0
Vendimi për zgjedhjet e kreut të PD publikohet vetëm një ditë para mbarimit të afatit të kandidatëve
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sali Berisha mbetet për momentin kandidati i vetëm në garën për kryetar të Partisë Demokratike, ndërsa afati për depozitimin e kandidaturave pranë Komisionit të Zgjedhjeve në PD përfundon sot në mesditë. Gjatë afatit të hapur deri tani, asnjë demokrat tjetër nuk ka shfaqur ambicien për t’i dalë përballë kryetarit, por sot mbetet kufiri i fundit për të dorëzuar dokumentacionin për këdo që dëshiron të sfidojë.

Udhëzimi për procedurat e kandidimit, i hartuar më 18 mars dhe bërë publik vetëm një ditë para skadimit të afatit, përcakton kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët që do të marrin pjesë në garën e 23 majit. Nga kriteret e publikuara bie në sy edhe ai i dekriminalizimit, i cili, sipas përmbajtjes së udhëzimit, duket se prek Ervin Salianjin, i vetmi emër që deri më tani ka shpallur publikisht ambicien për të sfiduar Sali Berishën për postin e kryetarit.

Sipas udhëzimit, kandidatët për kryetar të PDSH-së duhet të jenë anëtarë të Partisë Demokratike dhe figura me një profil shumë të lartë publik dhe politik. Ata duhet të kenë një angazhim politik dhe elektoral të paktën 10-vjeçar brenda Partisë Demokratike. Një tjetër kriter i theksuar është përvoja drejtuese në nivel kombëtar ose rajonal në betejat politike të partisë, si dhe për angazhime për kauza qytetare dhe politike.

Për më tej, kandidatët duhet të plotësojnë edhe kriteret e zgjedhshmërisë sipas ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. Udhëzimi i përgatitur përcakton kështu parametrat formale dhe të integritetit që do të shërbejnë si bazë për pranimin e kandidaturave pranë Komisionit të Zgjedhjeve në PD.

Lajmi është përcjellë nga Top Channel.

Previous Post

Britania, ‘plotësuese’ e NATO-s, krijon forcë detare me 9 vende evropiane; Rusia mbetet kërcënimi më serioz për sigurinë

Next Post

Vendimi për zgjedhjet u publikua një ditë para afatit; sot tik-tak-u i fundit, Berisha kandidat i vetëm

Next Post
Vendimi për zgjedhjet e kreut të PD publikohet vetëm një ditë para mbarimit të afatit të kandidatëve

Vendimi për zgjedhjet u publikua një ditë para afatit; sot tik-tak-u i fundit, Berisha kandidat i vetëm

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al