Universiteti i Tiranës ka miratuar përdorimin institucional të sistemit software antiplagjiaturë Turnitin. Me vendim të senatit akademik dhe firmën e rektorit Artan Hoxha, në shkurt 2026 është hartuar edhe rregullorja për parandalimin e plagjiaturës, që vendos masa për pedagogët dhe studentët dhe një filtër në punimet akademike. Në rast dyshimi për plagjiaturë — te projekte, detyra kursi ose disertacione doktorature — procedurën e verifikimit mund ta iniciojë pedagogu i lëndës, drejtuesi i punimit ose komisioni i vlerësimit.
Për studentët, sanksionet përcaktohen në bazë të shkallës së kopjimit. Shkeljet e lehta, si citim i paplotë apo perifrazim i pasaktë, obligojnë studentin të rishkruajë pjesët e problematike dhe të ndjekë këshillimin në auditor lidhur me standardet e integritetit akademik. Nëse shkelja e lehtë përsëritet ose vërehet një nivel mesatar, vendoset masa që shkon nga moskalimi i lëndës deri te pezullimi nga studimet për një semestër. Për shkelje të rënda, që përfshijnë plagjiaturë të gjerë ose blerje të punimeve akademike, rregullorja parashikon përjashtimin nga Universiteti i Tiranës dhe ndalimin e regjistrimit për një periudhë jo më pak se dy vjet. Për ciklin e tretë të studimeve parashikohet ndërprerja e menjëhershme e studimeve doktorale në rastet përkatëse.
Rregullorja trajton më butë stafin akademik se studentët. Kur konstatohet plagjiaturë e rëndë, pushimi nga puna është i opsionalshëm; për rastet mbi 50% mund të iniciohet procedura disiplinore për zgjidhjen e kontratës së personelit akademik dhe kërkimit shkencor. Për shkelje mesatare pedagogët marrin vërejtje për paralajmërim për largimin nga detyra, detyrimin për tërheqjen e publikimeve nga revista ose konferenca shkencore dhe ndalim për një vit të angazhimit në projekte e grante. Pedagogët që rezultojnë me kopjim deri në 30% përballen me vërejtje me shkrim dhe detyrimin për të ndjekur trajnim mbi etikën në kërkimin shkencor dhe integritetin akademik.

