Thursday, August 6, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Ekstraduar pas 30 vitesh, Sokol Hoxha: si sherri për kasetofon solli vrasjen e dy vëllezërve në Patos

timoni.al by timoni.al
August 6, 2026
in LAJME
0
Ekstraduar pas 30 vitesh, Sokol Hoxha: si sherri për kasetofon solli vrasjen e dy vëllezërve në Patos
0
SHARES
22
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shtetet e Bashkuara kanë ekstraduar drejt Shqipërisë Sokol Hoxhën, i akuzuar për një vrasje të trefishtë dhe që për rreth 30 vite i ishte shmangur drejtësisë. Hoxha, i arrestuar disa muaj më parë në SHBA, do të përballet me drejtësinë shqiptare për vrasjen e dy vëllezërve Ilirjan dhe Hektor Banaj në Patos, ngjarje e ndodhur më 30 mars 1997 gjatë një periudhe të trazuar në vend.

Sipas dosjes së referuar, konflikti nisi pas një debati për një kasetofon makine, kur Ilirjan Banaj pati një përplasje me Ervin Sulollarin, i cili kishte dorëzuar më parë kasetofonin. Në këtë debat ishte i pranishëm edhe Sokol Hoxha, i cili ndërhyri duke goditur me pëllëmbë të dy personat. Pas konfliktit Ilirjan u largua në banesë, më vonë doli me automjet dhe qëlloi me armë në ajër në një rrugë të qytetit të Patosit.

Dritan Selimi, i cili hetimet e identifikojnë si nip i Sokol Hoxhës, njoftoi Sokolin për ngjarjen. Aktet e gjykimit thonë se Sokol Hoxha dhe Dritan Selimi u armatosën me pistoletë dhe automatik dhe dolën në kërkim të Ilirjan Banajt. Në zonën e tregut pranë stacionit të autobusëve në Patos, Ilirjan dhe Hektor Banaj u përballën me një fuoristradë pa targa ku udhëtonin Sokol Hoxha, Dritan Selimi dhe Ervin Sulollari. Pas një debati të shkurtër, Hoxha nxorri armën dhe qëlloi ndaj Ilirjanit; kur Hektori doli nga makina për të ndaluar sulmin, edhe ai u qëllua. Sipas dosjes, Dritan Selimi përdori automatikun kundër Hektor Banajt, ndërsa edhe Sokol Hoxha qëlloi në drejtim të tij. Autorët u larguan me automjet. Një dëshmitar, Leonard Rrapaj, deklaroi se pa dy persona të largoheshin me një fuoristradë pa targa duke mbajtur armë zjarri.

Ekspertizat mjeko-ligjore regjistruan 11 plagë në trupin e Ilirjan Banajt dhe 4 plagë të rënda te Hektor Banaj me dëmtime në organe jetësore. Gjykata vendosi se Sokol Hoxha dhe Dritan Selimi kryen vrasjen në bashkëpunim dhe i shpalli fajtorë. Në dosje theksohet rëndimi i veprës nga mënyra e kryerjes, përdorimi i armëve dhe fakti që autorët u larguan dhe iu shmangën drejtësisë për vite.

Përveç çështjes së Banajve, Hoxha është dënuar me burgim të përjetshëm në Belgjikë për vrasjen e Brunilda Dervishit; pas arrestimit në SHBA, autoritetet shqiptare nisën komunikimet me Belgjikën për transferim. Autoritetet britanike i kanë revokuar pasaportën britanike që ai kishte marrë rreth viteve 2000 me emrin Hysen Gashi, identitet me të cilin kishte hyrë më pas edhe në SHBA.

Previous Post

Harta e re në Kushtetuese, Boçi: Do t’i kërkojmë KQZ-së dhe ndërkombëtarëve ndihmë për referendum

Next Post

Universiteti i Tiranës me rregulla të reja për plagjiaturë: të ashpra për studentët, më të buta për pedagogët

Next Post
Universiteti i Tiranës me rregulla të reja për plagjiaturë: të ashpra për studentët, më të buta për pedagogët

Universiteti i Tiranës me rregulla të reja për plagjiaturë: të ashpra për studentët, më të buta për pedagogët

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al