Tuesday, June 16, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Unioni i Gazetarëve: Gjuhë e protestës linçon mbi 20 gazetarë me kontribut; kërkon Policinë dhe Prokurorinë në veprim

timoni.al by timoni.al
June 16, 2026
in KRYESORE
0
Unioni i Gazetarëve: Gjuhë e protestës linçon mbi 20 gazetarë me kontribut; kërkon Policinë dhe Prokurorinë në veprim
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë (UGSH) ka reaguar ndaj rritjes së sulmeve verbale dhe gjuhës denigruese kundër gazetarëve, të shfaqura kryesisht në rrjetet sociale dhe gjatë protestave, dhe i konsideron këto veprime si “akte kriminale publike” që duhet të ndëshkohen. Në deklaratë, UGSH shpreh mbështetje për protestat qytetare të dy javëve të fundit, duke i vlerësuar si shprehje të lirë dhe si një kontribut për forcimin e demokracisë dhe për rrugën drejt një Shqipërie më europiane. Megjithatë, Unioni paralajmëron se paralelisht me këto protesta është përshkallëzuar edhe fenomeni i linçimit të gazetarëve që shprehin opinione të ndryshme.

Sipas UGSH, mbi 20 gazetarë të njohur me karrierë të gjatë po përballen çdo ditë me fyerje, etiketime dhe fushata denigruese në internet, të nxitura nga individë apo grupe anonime dhe të politizuara. Unioni thekson se sulmet vijnë nga anonime, aktivistë fanatikë të partive, udhëheqës politikë, persona agresivë, grupe kriminale dhe individë të “kriminalizuar në mendje dhe ndërgjegje”, dhe se përdorimi i gjuhës së urrejtjes ndaj tyre është një akt anticivil dhe kriminal që meriton ndëshkim.

UGSH i bën thirrje institucioneve të drejtësisë, Policisë së Shtetit dhe njësive të krimit kibernetik që të ndërmarrin hetime, të identifikojnë dhe të marrin masa ndaj autorëve të sulmeve më flagrante. Unioni kërkon që gazetarët të denoncojnë rastet dhe të padisin individët përkatës në organet përkatëse, si dhe t’u drejtohen kompanive të rrjeteve sociale për bllokimin dhe penalizimin e llogarive abuzuese. Po ashtu, UGSH apelon për solidaritet midis gazetarëve, duke kërkuar nisjen e fushatës së denoncimit publik të aktivistëve antigazetarë dhe grupeve mbështetëse të tyre.

Deklarata përfundon me nënvizimin se, edhe pse hapësira virtuale është e vështirë për t’u kontrolluar, ekzistojnë mekanizma dhe mundësi reagimi për të reduktuar “ndotjet virtuale”, aktet diskriminuese dhe përdhosjet ndaj individëve apo kategorive profesionale që kryejnë një mision publik.

Previous Post

Ekspertët: Marrëveshja SHBA-Iran minimale, por Trump kërkon ta paraqesë si fitore

Next Post

Alarm në Gjermani: mijëra evakuohen pas gjetjes së një bombe të Luftës së Dytë Botërore

Next Post
Alarm në Gjermani: mijëra evakuohen pas gjetjes së një bombe të Luftës së Dytë Botërore

Alarm në Gjermani: mijëra evakuohen pas gjetjes së një bombe të Luftës së Dytë Botërore

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al