Wednesday, June 10, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Trump njoftoi rritje prej 50% të tarifave të çelikut dhe aluminit, BE: Ky vendim shton pasiguri në ekonominë globale, jemi gati për kundërmasa

Editor by Editor
May 31, 2025
in AKTUALITET, BOTË, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Trump njoftoi rritje prej 50% të tarifave të çelikut dhe aluminit, BE: Ky vendim shton pasiguri në ekonominë globale, jemi gati për kundërmasa
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi gjatë një tubimi në një uzinë çeliku, se do të dyfishojë tarifat për importet e çelikut dhe aluminit.

Masa, e cila do ta godiste rëndë Evropën, supozohet të hyjë në fuqi më 4 qershor. Në një reagim ndaj këtij veprimi, një zëdhënës i Komisionit Evropian tha në një deklaratë me email: “Na vjen shumë keq për rritjen e njoftuar të tarifave të SHBA-së për importet e çelikut nga 25% në 50%. Ky vendim shton më tej pasiguri në ekonominë globale dhe rrit kostot për konsumatorët dhe bizneset në të dyja anët e Atlantikut.”

Duke iu referuar gjithashtu bisedimeve të vazhdueshme transatlantike tregtare, zëdhënësi tha se “rritja e tarifave dëmton gjithashtu përpjekjet e vazhdueshme për të arritur një zgjidhje të negociuar” dhe deklaroi se “BE është e përgatitur të vendosë kundërmasa, duke përfshirë edhe përgjigjen ndaj rritjes së fundit të tarifave të SHBA-së”, nëse është e nevojshme.

Presidenti amerikan tha se dyfishimi i taksave mbi çelikun e importuar do të forconte më tej industrinë e çelikut në Shtetet e Bashkuara.  Në një postim, të publikuar më vonë në platformën e tij Truth Social, presidenti amerikan shtoi se detyrimet për aluminin do të rriten gjithashtu nga 25% në 50%. Trump tha se të dyja rritjet do të hyjnë në fuqi të mërkurën, më 4 qershor.

Njoftimi vjen pas ditëve konfuze gjatë të cilave gjyqësori dha vendime të kundërta mbi politikën doganore të Trump, duke e bllokuar fillimisht atë me një vendim nga Gjykata e Tregtisë Ndërkombëtare e SHBA-së dhe më në fund duke i dhënë përsëri dritën jeshile, në pritje të një vendimi të ri nga një gjykatë federale e apelit.

Previous Post

Të akuzuar për kultivim narkotikësh dhe dhunë në familje, ekstradohen nga Greqia dhe Italia dy persona

Next Post

Turqia lëshon urdhërarreste për dhjetëra zyrtarë të Stambollit

Next Post
Turqia lëshon urdhërarreste për dhjetëra zyrtarë të Stambollit

Turqia lëshon urdhërarreste për dhjetëra zyrtarë të Stambollit

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al