Wednesday, June 10, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Të akuzuar për kultivim narkotikësh dhe dhunë në familje, ekstradohen nga Greqia dhe Italia dy persona

Editor by Editor
May 31, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Të akuzuar për kultivim narkotikësh dhe dhunë në familje, ekstradohen nga Greqia dhe Italia dy persona
0
SHARES
19
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Dy persona janë ekstraduar nga Greqia dhe Italia në vendin tonë. Një 34-vjeçar u arrestua në Greqi në kuadër të operacionit “The Wanted”. 

Në vitin 2022, Gjykata e Matit i kishte caktuar 34-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi dyshohet se është njëri nga autorët e kultivimit të bimëve narkotike, në një parcelë në Njësinë Administrative Ulëz, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga Policia.

Nga Italia është ekstraduar një 44-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Dhunë në familje”.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Policia e Shtetit/Vijon bashkëpunimi me partnerët për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Kapet në Greqi dhe ekstradohet në Shqipëri një shtetas i akuzuar si bashkëautor në kultivimin, në vitin 2022, të bimëve narkotike në Ulëz, Dibër.

Ndërkohë, në Itali është kapur dhe është ekstraduar një shtetas i dënuar për dhunë në familje.

Si rezultat i koordinimit të punës informative dhe operacionale me homologët grekë, nëpërmjet strukturave të Interpolit në Tiranë dhe në Athinë, në kuadër të operacionit “The Wanted”, u kap nga policia greke shtetasi shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, N. K., alias N. T., 34 vjeç. Në vitin 2022, Gjykata e Matit i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi dyshohet se është njëri nga autorët e kultivimit të bimëve narkotike, në një parcelë në Njësinë Administrative Ulëz, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga Policia.

Po ashtu, si rezultat i bashkëpunimit me partnerët, në kuadër të operacionit “The Wanted”, në Milano, Itali, u kap shtetasi O. J., alias O. Ç., 44 vjeç, dhe u finalizua procedura për ekstradimin e tij në Shqipëri. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Dhunë në familje”

Previous Post

Në kërkim nga autoritetet gjermane për grup kriminal dhe mashtrim/ Arrestohet 22-vjeçari në pikën kufitare të Morinës, nisin procedurat për ekstradimin e tij

Next Post

Trump njoftoi rritje prej 50% të tarifave të çelikut dhe aluminit, BE: Ky vendim shton pasiguri në ekonominë globale, jemi gati për kundërmasa

Next Post
Trump njoftoi rritje prej 50% të tarifave të çelikut dhe aluminit, BE: Ky vendim shton pasiguri në ekonominë globale, jemi gati për kundërmasa

Trump njoftoi rritje prej 50% të tarifave të çelikut dhe aluminit, BE: Ky vendim shton pasiguri në ekonominë globale, jemi gati për kundërmasa

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al