Sunday, November 1, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Tragjedia hekurudhore në Spanjë: ndër 69 të vdekur një shkencëtare e Universitetit të Kembrixhit

timoni.al by timoni.al
November 1, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
Tragjedia hekurudhore në Spanjë: ndër 69 të vdekur një shkencëtare e Universitetit të Kembrixhit
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një shkencëtare e Universitetit të Kembrixhit, doktoreshë Marta Shahbazi, është konfirmuar mes viktimave të aksidentit hekurudhor në Spanjë, ku humbën jetën të paktën 69 persona. Shahbazi ndodhej në njërin prej trenave të përfshirë në përplasjen tragjike pranë Urda-s, në jug të Madridit. Lajmin e konfirmoi Laboratori i Biologjisë Molekulare i Këshillit të Kërkimeve Mjekësore (MRC LMB) në Kembrixh, ku ajo drejtonte një grup kërkimor. Ajo ishte gjithashtu profesore e asociuar në Universitetin e Kembrixhit dhe pjesë e Institutit të Qelizave Staminale të universitetit.

Instituti spanjoll CiMUS shprehu ngushëllimet për humbjen, duke e cilësuar Shahbazin si një “studiuese të re të jashtëzakonshme”. Në komunikatën e institututit u rikujtua se Marta ishte një shkencëtare e talentuar, drejtuese e grupit kërkimor në MRC LMB dhe profesoreshë e asociuar në Institutin e Qelizave Staminale. Shahbazi ishte specialiste në biologjinë qelizore dhe kishte dhënë kontribut të rëndësishëm në studimin e zhvillimit të hershëm njerëzor. Për arritjet e saj shkencore ajo fitoi një çmim nga Shoqata Spanjolle për Biologjinë e Zhvillimit, çmim që pritej t’i dorëzohej gjatë konferencës së shoqatës në El Rompido, në rajonin e Andaluzisë.

Përpara konfirmimit të vdekjes, MRC LMB kishte bërë të ditur se Shahbazi ndodhej në njërin prej trenave të përfshirë, por vendndodhja e saj nuk dihej. Ajo kreu doktoraturën në Qendrën Kombëtare Spanjolle të Kërkimeve për Kancerin dhe më pas iu bashkua Universitetit të Kembrixhit si kërkuese pas doktoraturës, përpara se të bëhej pjesë e MRC LMB në vitin 2020.

Aksidenti ndodhi më 28 tetor, kur një tren me shpejtësi të lartë i kompanisë shtetërore Renfe u përplas me pjesën e pasme të një treni të palëvizshëm që operohej nga Iryo. Bilanci paraprak është të paktën 69 viktima dhe mbi 540 persona në të dy trenat në momentin e përplasjes. Sipas zëdhënëses së qeverisë së Castilla-La Mancha, treni Iryo kishte 146 pasagjerë dhe një foshnjë, ndërsa treni i Renfe-s 397 udhëtarë. Aksidenti cilësohet si një nga tragjeditë më të rënda hekurudhore në historinë moderne të Evropës dhe më i rëndi në Spanjë që prej 2013; autoritetet shpallën tri ditë zie kombëtare.

Previous Post

Dhuna në protestën e djeshme në Tiranë, arrestohen 6, së pari akuzohen për vrasje të punonjës policie

Next Post

Trump humb betejën gjyqësore për letrën e Epstein, gjykata rrëzon padinë 10 miliardë dollarëshe kundër Wall Street Journal

Next Post
Trump humb betejën gjyqësore për letrën e Epstein, gjykata rrëzon padinë 10 miliardë dollarëshe kundër Wall Street Journal

Trump humb betejën gjyqësore për letrën e Epstein, gjykata rrëzon padinë 10 miliardë dollarëshe kundër Wall Street Journal

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al