Wednesday, May 20, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Tirana College hap kurs hotelerie për kërkesën e lartë të profesionistëve në turizëm, TCT nis programin e parë

timoni.al by timoni.al
April 28, 2026
in Lajmi Fundit
0
Tirana College hap kurs hotelerie për kërkesën e lartë të profesionistëve në turizëm, TCT nis programin e parë
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Tirana College of Technology shpalli çeljen e kursit të specializuar “Menaxhimi i Sistemeve Teknike në Hotele”, si përgjigje ndaj rritjes së industrisë së turizmit dhe kërkesës së biznesit për staf të kualifikuar. Programi, i pari i këtij lloji në Shqipëri, është konceptuar si një zgjidhje praktike për mirëmbajtjen e ekosistemeve teknike në strukturat akomoduese, me qëllim garantimin e sigurisë dhe cilësisë për konsumatorin, në përputhje me vizionin e vendit drejt integrimit evropian.

Në ceremoninë e lansimit, ministrja Delina Ibrahimaj theksoi nevojën për një profil të ri profesionistësh, atë të suportit teknik, si kusht për modernizimin e sektorit. “Ky sektor nuk ka vetëm nevojë për standarde në ofrimin e shërbimeve direkte ndaj klientit, por padiskutim ka nevojë edhe për teknikë të ndryshëm, që njohin specifikat e të gjitha ndërtesave të hotelierisë dhe specifikat e suportit teknik për dhënien e një shërbimi të mirë”, tha Delina Ibrahimaj.

Rektori i Kolegjit Universitar TCT, Andonaq Lamani, nënvizoi mungesën e specialistëve të mirëfilltë në fusha të ndryshme të ekonomisë dhe lidhjen me procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. “Shqipëria vuan për mungesën e specialistëve të mirëfilltë në fusha të ndryshme të ekonomisë dhe rruga jonë drejt Bashkimit Evropian na kushtëzon hapjen e këtyre kurseve, për formimin e specialistëve në këto drejtime, të cilët të jenë të aftë jo vetëm brenda vendit, por edhe në kuadër të lëvizjes së lirë në Bashkimin Evropian”, tha Andonaq Lamani.

Tirana College of Technology, së bashku me përfaqësues të biznesit, propozoi që pozicioni i menaxherit teknik të bëhet pjesë e kritereve të detyrueshme për licencimin e hoteleve. Sipas njoftimit, një masë e tillë, nëse miratohet, do t’i japë fund improvizimeve dhe do të niste një epokë të re sigurie në turizmin shqiptar.

Previous Post

Çmimet e banesave u rritën 28%; Banka e Shqipërisë: u nxitën nga pronat bregdetare, ritmi ngadalësohet në Tiranë

Next Post

Seanca ndalet sërish; përpjekja e fundit për zgjedhjen e presidentit të Kosovës në orën 23:00

Next Post
Seanca ndalet sërish; përpjekja e fundit për zgjedhjen e presidentit të Kosovës në orën 23:00

Seanca ndalet sërish; përpjekja e fundit për zgjedhjen e presidentit të Kosovës në orën 23:00

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al