Saturday, May 9, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Çmimet e banesave u rritën 28%; Banka e Shqipërisë: u nxitën nga pronat bregdetare, ritmi ngadalësohet në Tiranë

timoni.al by timoni.al
April 28, 2026
in KRYESORE
0
Çmimet e banesave u rritën 28%; Banka e Shqipërisë: u nxitën nga pronat bregdetare, ritmi ngadalësohet në Tiranë
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Rritja e çmimeve të pronave vazhdoi edhe në gjysmëvjetorin e dytë të vitit të kaluar. Indeksi Fischer i Bankës së Shqipërisë, që mat çmimin mesatar të banesave të shitura, tregon një rritje prej 28% në rang kombëtar krahasuar me vitin 2024. Banka e Shqipërisë vlerëson se kontributin kryesor në këtë rritje e kanë dhënë zonat bregdetare, ndërsa kryeqyteti ka shfaqur një ngadalësim të ndjeshëm. Sipas Bankës, “Vlera e indeksit për Tiranën tregoi ndryshime të lehta dhe kontributin kryesor në rritjen e indeksit e ka dhënë ecuria e çmimeve në bregdet”.

Rritja e çmimeve është mbështetur jo vetëm nga kërkesa vendase, por edhe nga blerjet e jorezidentëve, të cilat sipas vrojtimit përbëjnë rreth 25% të shitjeve, nga 15% në periudhën paraprake. Numri i pronave të pashitura ka rënë dhe koha mesatare e shitjes është shkurtuar, fakt që tregon se tregu po absorbon më shpejt ofertën. Banka raportoi se “Koha mesatare e shitjes së banesave në rang vendi ra në 9.1 muaj nga 11.6 muaj në vrojtimin e mëparshëm. Në rastin e Tiranës, koha mesatare e shitjes u ul ndjeshëm në 8.1 nga 11.1 muaj. Koha mesatare për shitjet në zonat bregdetare u rrit në 9.9 nga 8.7 muaj, ndërsa për zonat e tjera kohëzgjatja e shitjes rezultoi më e ulët sesa në gjashtëmujorin e kaluar, duke rënë në 10.1 nga 12.8 muaj”.

Një rol të rëndësishëm në rritjen e kërkesës ka luajtur kredia bankare. Blerjet e pronave vazhdojnë të financohen kryesisht me kredi, me huatë për banesa që janë shtytësi kryesor i rritjes së kredisë për individët. Teprica e kredisë për blerje banese arriti 240 miliardë lekë, 17% më shumë se një vit më parë. Ndërkohë, edhe pse bankat raportuan standarde më të shtrënguara të kreditimit, shkalla e miratimit të kredive për banesa u rrit.

Previous Post

Skandali për arbitrat: Gianluca Rocchi nuk do të paraqitet në prokurori

Next Post

Tirana College hap kurs hotelerie për kërkesën e lartë të profesionistëve në turizëm, TCT nis programin e parë

Next Post
Tirana College hap kurs hotelerie për kërkesën e lartë të profesionistëve në turizëm, TCT nis programin e parë

Tirana College hap kurs hotelerie për kërkesën e lartë të profesionistëve në turizëm, TCT nis programin e parë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al