Saturday, October 31, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Taksa e makinave dyfishohet; nga janari 2027 automjetet e vjetra dhe me naftë paguajnë më shumë

timoni.al by timoni.al
October 30, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
Taksa e makinave dyfishohet; nga janari 2027 automjetet e vjetra dhe me naftë paguajnë më shumë
0
SHARES
33
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sa më i madh motori dhe sa më e vjetër makina, aq më e lartë do të jetë pagesa e taksës vjetore që do të shlyeni duke nisur nga janari 2027. Ky është ndryshimi kryesor i projektligjit të ri për taksat kombëtare, i cili parashikon heqjen e taksës së qarkullimit nga nafta dhe kalimin te taksa vjetore e automjeteve.

Taksa e re vjetore do të llogaritet mbi bazën e vjetërsisë, fuqisë motorike dhe llojit të karburantit. Formula mbetet shumëzimi i cilindratës me koeficientin e vjetërsisë dhe tarifën sipas karburantit, por rriten tarifat dhe rishikohen koeficientët, me makinat me naftë që do të paguajnë më shumë se ato me benzinë apo gaz. Aktualisht taksa fikse që paguhet sipas llojit të karburantit në taksat vjetore është 12.5 lekë për naftën dhe 10 lekë për benzinën.

Sipas projektligjit, për mjetet me fuqi motorike deri në 2,000 kubikë, taksa për llojin e karburantit do të jetë 25 lekë për naftën, 20 lekë për benzinën dhe 20 lekë për gazin. Për mjetet me fuqi mbi 2,000 kubikë, taksa fikse për karburantin propozohet të jetë 26 lekë për naftën, 21 lekë për benzinën dhe 21 lekë për gazin. Për autobusët, taksa fikse sipas karburantit parashikohet 25 lekë për naftën, 20 lekë për benzinën dhe 20 lekë për gazin.

Shembulli i dhënë tregon se një autoveturë e vitit 2016 me fuqi motorike 1,600 kubikë, me naftë dhe koeficient vjetërsie 0.24, që aktualisht paguan 4,800 lekë taksë vjetore, nga janari 2027 do të paguajë 9,600 lekë, ose 100% më shumë. Shumat e prezantuara përfshijnë vetëm taksën e makinës; siguracioni dhe kontrolli teknik paguhen veçmas.

Për makinat elektrike parashikohet një pagesë fikse prej 15,000 lekësh në vit, ndërsa për motorët elektrikë 1,000 lekë. Për automjetet që klasifikohen si luksoze, taksa e posaçme vjetore rritet nga 21,000 në 40,000 lekë. Në skemë përfshihen edhe rimorkiot dhe gjysmërimorkiot: për ato me peshë deri në 50 tonë do të paguhet 1 lek/kilogram, ndërsa mbi këtë peshë taksa do të jetë 60,000 lekë në vit.

Ndërsa më parë taksën e qarkullimit te nafta e paguanin edhe të huajt kur furnizoheshin për çdo litër karburant, për ndryshimin e taksës vjetore qeveria po konsideron një tjetër taksë që do t’u aplikohet të huajve në doganë. Sipas INSTAT, numri i mjeteve në qarkullim në Shqipëri ka kaluar 1.1 milionë, me më shumë se një të tretë të përqendruar në Tiranë dhe një rritje 8.7% në një vit.

Previous Post

Dhoma e Avokatisë vendos: Bojkoti ndërpritet, gjykimet rifillojnë të hënën

Next Post

Ambasada Amerikane apelon: Shmangni zonat pranë institucioneve qeveritare gjatë protestës së shtunës në Tiranë

Next Post
Ambasada Amerikane apelon: Shmangni zonat pranë institucioneve qeveritare gjatë protestës së shtunës në Tiranë

Ambasada Amerikane apelon: Shmangni zonat pranë institucioneve qeveritare gjatë protestës së shtunës në Tiranë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al