Wednesday, May 13, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Studentët shqiptarë në RMV gati për protestë, kërkojnë provimin e jurisprudencës në shqip; Ademi: Të jemi të bashkuar

timoni.al by timoni.al
May 11, 2026
in KRYESORE
0
Studentët shqiptarë në RMV gati për protestë, kërkojnë provimin e jurisprudencës në shqip; Ademi: Të jemi të bashkuar
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pasditen e së dielës, studentët e degës së Juridikut nga universitetet shqiptare në Maqedoninë e Veriut, të cilët protestuan së fundmi në Shkup për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, nisën mobilizimin për hapa të mëtejshëm nga Kumanova. Në një debat të organizuar në shkollën fillore komunale “Naim Frashëri” në Kumanovë, ata u njoftuan me situatën aktuale dhe u këshilluan për organizimet e radhës.

Organizatori i protestave studentore, Mevlan Ademi, theksoi rëndësinë e bashkimit dhe njëzërisë së kërkesave: “Takohemi me kolegët dhe studentët e qytetit të Kumanovës, të cilët edhe e mbështetën protestën tonë, njihemi me ata, ua dëgjojmë këshillat dhe në përgjithësi jemi në qëndrimin tonë të përbashkët. Bashkimi i studentëve shqiptarë është rëndësia jonë dhe që çdo kërkesë e radhës të jetë e njëzëshme. Qëllimi kryesor i debatit të sotëm ishte në lidhje me përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet dhe provimin e jurisprudencës.”

Studentja në Universitetin Ndërkombëtar të Tetovës, Arlinda Emini, shpjegoi qëllimin e takimit si rishikim të protestës dhe planifikim për vazhdimësinë: “Qëllimi i këtij takimi ishte që të bisedojmë rreth protestës që realizuam, ankesa, sugjerime apo vlerësime rreth saj, me qëllim që të vazhdohet në mënyrën e njëjtë, si dhe t’i informojmë në numër sa më të madh se për çka kemi dalë dhe çka është provimi i Jurisprudencës.”

Studenti Jon Selimi vlerësoi komunikimin me kolegët dhe përcaktimin e perspektivës së tyre: “Realisht jemi të kënaqur, pasi që kishte vullnet për të komunikuar, për të shprehur ide të ndryshme dhe për të pasur një pasqyrë më të qartë se si e shohin ata perspektiven e tyre, kauzën tonë, që na bëri të ndjehemi krenarë me faktin se ata ndihen pjesë e kësaj.”

Nga debati u konkludua se protestat do të vazhdojnë derisa të pranohet kërkesa për provimin në gjuhën shqipe. U paralajmërua gjithashtu organizimi i debateve të ngjashme me studentë edhe në qytete të tjera të vendit. Burimi: Top Channel.

Previous Post

Plani i Rritjes i BE-së, Marta Kos: Do të shpërndajmë €200 mln për Shqipërinë dhe Malin e Zi

Next Post

Rama dekoron Tedi Papavramin me Yllin e Urdhrit të Shqiponjës; Faleminderit që shkove në Europë si shqiptar bukur

Next Post
Rama dekoron Tedi Papavramin me Yllin e Urdhrit të Shqiponjës; Faleminderit që shkove në Europë si shqiptar bukur

Rama dekoron Tedi Papavramin me Yllin e Urdhrit të Shqiponjës; Faleminderit që shkove në Europë si shqiptar bukur

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al