Tuesday, August 4, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

SPAK sqaron kallëzimin ndaj Altin Dumanit në Itali: Petrit Çela kërkoi përjashtimin e prokurorit nga një procedim penal

timoni.al by timoni.al
August 4, 2026
in Lajmi Fundit
0
SPAK dërgon në gjyq 11 të akuzuar për trafik ndërkombëtar narkotikësh drejt Finlandës, zbulohet taktika
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

SPAK reagoi pas raportimeve mediatike lidhur me një kallëzim të bërë në Itali ndaj ish-kreut të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, duke sqaruar rrethanat dhe kronologjinë e veprimeve procedurale. Shtetasi Petrit Çela i është drejtuar drejtorit të SPAK me kërkesë për përjashtimin e prokurorit Altin Dumani nga procedimi penal nr. 193/2023, në të cilin të pandehur janë Marjus Lulaj dhe Mario Çela, familjarë të tij, me kërkesat e paraqitura më 20 maj dhe 18 qershor 2026. Drejtuesi i SPAK, pasi vlerësoi kërkesën dhe aktet e paraqitura, me vendimin e datës 19.06.2026 vendosi “Mospranimin e kërkesës” si të pambështetur në ligj dhe në prova.

Nga dokumentacioni i paraqitur rezulton se në Prokurorinë pranë Gjykatës së Veronës, Itali, është regjistruar procedimi penal nr. R.G.N.R. 3514/2026 – R.G. GIP 2877/2026 për veprën e “Shpifjes” (calunnia), e parashikuar nga neni 368 i Kodit Penal italian, mbi bazën e kallëzimit të paraqitur nga Petrit Çela ndaj Altin Dumanit. Prokuroria e Republikës pranë Gjykatës së Veronës, pas shqyrtimit të akteve, ka paraqitur më 21.04.2026 kërkesë për arkivim (richiesta di archiviazione), e depozituar më 14.05.2026. Kundër kësaj kërkese, Petrit Çela ka paraqitur kundërshtim (opposizione) më 11.05.2026, çka çoi në caktimin e një seance gjyqësore pranë Seksionit GIP/GUP të Gjykatës së Veronës.

Nga aktet rezulton se i vetmi element që lidh prokurorin Altin Dumani me bashkëpunimin ndërkombëtar është nënshkrimi i tij në cilësinë e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme i një shkrese institucionale më 11.07.2024 dhe i një Marrëveshjeje më 26.08.2024 për krijimin e një Skuadre të Përbashkët Hetimore (JIT) mes Prokurorisë së Posaçme dhe Prokurorisë së Republikës pranë Gjykatës së Veronës, nismë e autoriteteve italiane në kuadër të procedimit penal nr. 10792/2023. Prokurori Dumani nuk ka qenë pjesë e grupit hetimor të procedimeve nr. 10792/2023 (Itali) dhe nr. 123/2024 (Prokuroria e Posaçme), nuk ka kryer veprime hetimore, marrje në pyetje, sekuestrime apo kërkesë për sekuestrim, dhe ka marrë dijeni për ekzistencën e procedimit penal në Itali vetëm në maj 2026, pas kërkesës për arkivim nga ana e Prokurorisë italiane.

Kronologjia tregon lidhjen ndërmjet kallëzimit të paraqitur në Itali dhe interesit familjar të kallëzuesit Petrit Çela në procedimin penal nr. 193/2023, si dhe përdorimin e faktit të kallëzimit si bazë për kërkesën e përjashtimit të prokurorit të çështjes.

Previous Post

Drejtuesi i motomjetit humb jetën në spital pas aksidentit në aksin Fushë Arrëz-Fierzë

Next Post

U shpall non grata për veprime kundër Shqipërisë, Valon Bela: Dinjiteti i luftëtarit s’matet me hyrjen

Next Post
U shpall non grata për veprime kundër Shqipërisë, Valon Bela: Dinjiteti i luftëtarit s'matet me hyrjen

U shpall non grata për veprime kundër Shqipërisë, Valon Bela: Dinjiteti i luftëtarit s'matet me hyrjen

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al