Thursday, May 7, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

SPAK mbyll hetimin ndaj ish-oficerit të operacionales, Igli Haxhiaj dërgohet për gjykim

timoni.al by timoni.al
May 7, 2026
in LAJME
0
SPAK mbyll hetimin ndaj ish-oficerit të operacionales, Igli Haxhiaj dërgohet për gjykim
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr. 49/3/1 të vitit 2026, në ngarkim të Igli Haxhiaj, i hetuar që prej 27 nëntorit 2025 nën masën e sigurisë “arrest në burg”. Ai akuzohet për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës”, “Zbulim i akteve ose të dhënave sekrete” dhe “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, sipas nenve 248, 295/a (paragrafi 3) dhe 319/ç të Kodit Penal.

Hetimet janë zhvilluar në kuadër të procedimeve 49/3 të vitit 2023 (nr.49 viti 2019) dhe nr.29 të vitit 2024, të lidhura me veprat penale si prodhim, trafik dhe shitje të narkotikëve, pastrim të produkteve të veprës penale, grup i strukturuar kriminal, si dhe vepra të tjera të përmendura më sipër. Këto procedime janë hetuar nga një Skuadër e Përbashkët Hetimore me Prokurorinë Distrektuale Antimafia në Breshia, Itali, dhe Prokurorinë Publike të Konfederatës së Zvicrës. Në Shqipëri, hetimet paraprake janë zhvilluar në bashkëpunim me shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit. Hetimet kanë zbuluar aktivitetin e një grupi të strukturuar kriminal, kryesisht nga shtetas shqiptarë, i cili trafikon ndërkombëtarisht lëndë narkotike, importon nga Amerika e Jugut dhe përdor rrugë tregtare dhe porte të Veriut të Europës për transport tokësor drejt Italisë, duke fshehur mallin në automjete të rënda. Disa hetime paraprake kanë qenë të karakterit “sekret hetimor” sipas nenit 279/1 të Kodit të Procedurës Penale.

Faktet specifike në ngarkim të Igli Haxhiaj përfshijnë: 1) pjesëmarrje si oficer i policisë gjyqësore në përgjim dhe vëzhgim të fshehtë të subjektit D.M. dhe zbulesë ndaj tij se ishte objekt hetimesh dhe përmbajtjen e akteve sekret; 2) ofrim i informacionit të tillë në këmbim të përfitimeve monetare, përkatësisht shumës prej 15.000 euro, përmes komunikimeve në platformën e enkriptuar SkyECC; 3) komunikime të tjera në SkyECC që tregojnë përfshirje në biseda lidhur me tregtimin, llojin, çmimet dhe blerjen/shitjen e lëndëve narkotike. Mosveprimet e tij për të kryer veprimet procedurale dhe për të informuar prokurorin lidhur me të dhënat e njohura bien nën kundërshtimin e dispozitave ligjore përkatëse dhe përdorën si element për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Top Channel

Previous Post

Foto/ Si duket fanella e re e Interit për sezonin 2026/27, ngjyra kampionësh

Next Post

U zbulua nga SkyECC: SPAK përfundon hetimin për ish-oficerin e operacioneve Igli Haxhiaj, dërgohet për gjykim

Next Post
SPAK mbyll hetimin ndaj ish-oficerit të operacionales, Igli Haxhiaj dërgohet për gjykim

U zbulua nga SkyECC: SPAK përfundon hetimin për ish-oficerin e operacioneve Igli Haxhiaj, dërgohet për gjykim

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al