Saturday, May 16, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

SPAK godet grup të strukturuar kriminal për trafik heroine në Shqipëri dhe Danimarkë, dy të arrestuar

timoni.al by timoni.al
May 15, 2026
in Lajmi Fundit
0
Dosja “Metamorfoza”: Vrasja e Gjin Boriçit dhe kushtet për ekzekutimin e Kleanthi Musabellit, SPAK thërret 40 dëshmitarë
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë caktimin e masave të sigurimit për dy shtetas, M. L. (alias G.) dhe E. L., në kuadër të procedimit nr.55 të vitit 2024, për veprat penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” në formën e bashkëpunimit dhe të grupit të strukturuar kriminal (nenet 283/1, 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal) dhe “Grup i strukturuar kriminal” në formën e pjesëmarrjes (neni 333/a/2 i Kodit Penal). Me vendimin nr. 28, datë 14.05.2026, Gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” (neni 238 i Kodit të Procedurës Penale) për M. L., ndërsa për E. L. vendosi masat “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” (nendet 234 dhe 233 të Kodit të Procedurës Penale).

Hetimet për këtë procedim u realizuan në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet e drejtësisë daneze dhe Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH). Autoritetet daneze në gusht 2023 kanë regjistruar procedimin penal nr. 0100-71282-00102-23, të quajtur “Operacioni Bacchus”, në të cilin hetimi përfshinte një grup shtetasish shqiptarë dhe të huaj që zhvilluan aktivitet kriminal të trafikimit dhe shpërndarjes së heroinës në Mbretërinë e Danimarkës. Sipas hetimeve, aktiviteti u zhvillua nga 1 tetor 2023 deri më 23 janar 2024, në shtatë episode, gjatë të cilave anëtarët importuan heroinë në Danimarkë përmes Suedisë. Lënda narkotike përgatitej për shitje në tregun danez, duke u përzier me paracetamol dhe kafeinë për rritjen e fitimit.

Hetimet paralele të prokurorive të dy vendeve kanë mundësuar identifikimin dhe procedimin në Danimarkë të tre personave (dy shtetas shqiptarë dhe një i huaj), si dhe identifikimin në Shqipëri të dy shtetasve të tjerë shqiptarë të përfshirë në aktivitetin kriminal të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve. Më 14.05.2026, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ekzekutoi masat e sigurimit personale për të dy të dyshuarit. Hetimet vazhdojnë për administrimin e provave lidhur me përfshirjen e personave të tjerë. Prokuroria e Posaçme falenderon autoritetet daneze dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për mbështetjen.

Previous Post

BE frikë nga sabotimi i Kinës, rishikon varësinë nga pajisjet kineze të energjisë

Next Post

Italia, nga nesër skuterët elektrikë me targë; kush nuk e vendos gjobitet 400 euro

Next Post
Italia, nga nesër skuterët elektrikë me targë; kush nuk e vendos gjobitet 400 euro

Italia, nga nesër skuterët elektrikë me targë; kush nuk e vendos gjobitet 400 euro

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al