Juristi Kreshnik Spahiu, i ftuar në emisionin “Top Story” nga Grida Duma, komentoi debatin rreth Reformës Territoriale, e cila u miratua në Kuvend me 85 vota pro. Ai vlerësoi se socialistet “me një gurë vranë disa zogj”, duke arritur sipas tij disa fitore strategjike për partinë. Spahiu tha se PS, me miratimin e reformës, “fitoi zgjedhjet e 2029-ës”, pasi do të mund të përfitojë mbi 90% të bashkive, çka do të përbëjë një avantazh të fortë për të paraprirë zgjedhjeve parlamentare të ardhshme.
Ai argumentoi se duke i dhënë vëmendje kundërshtimeve të Braces dhe Spiropalit, socialistët arritën t’i eklipsonin opozitën dhe krijuan brenda vetes një lloj opozite. Spahiu theksoi se Rama “nuk ka humbur asgjë” nga debati, pasi fitues dolën mazhoranca, deputetët e saj dhe edhe faktorët europianë që nuk imponuan ndërprerje të procesit. Sipas tij, procesi katërmujor i debatit dhe përplasjet mes kundërshtarëve si Boçi-Mazniku nuk detyruan ndërhyrje nga partnerët europianë.
Në një pjesë të fjalës së tij Spahiu deklaroi: “Unë kam një skenar tjetër për atë që ndodhi. Është krejtësisht jo serioze në pak vite ndryshojnë… Shqipëria është 2 milion banorë, është një lagje e Londrës, që do të thotë është thjeshtësisht e menaxhueshme.” Ai vuri në dukje se politika shqiptare shkon në ekstreme dhe është bipolare, dhe parashikoi ndryshime të tjera në të ardhmen. Spahiu krahasoi numrin e komunave në vende të tjera, duke përmendur se Gjermania ka mbi 10 mijë komuna dhe Franca mbi 8 mijë, dhe ngriti pyetjen nëse shqiptarët duan kryeplak apo vetëqeverisje.
Ai shprehu mbështetje për më shumë komuna, edhe pse pranoi se historia ka treguar raste kryetarësh analfabetë. Spahiu përfundoi duke theksuar shqetësimin për mungesën e një alternative të qartë dhe për ndarjen territoriale në një numër të vogël bashkish, si dhe për mungesën e një ndarjeje logjike nga pala tjetër.

