Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare konstatuan një mjet lundrues që kishte shkelur tapat kufizuese duke u futur në zonën e notimit në Ksamil. Pas konstatimit, policia iu dha sinjali për të ndaluar skafit për verifikim dokumentesh, por drejtuesi i mjetit nuk i është përgjigjur urdhrit të Policisë Kufitare.
Si rrjedhojë e mosbindjes dhe shkeljes së zonës së notimit, mjeti lundrues iu bllokua për një afat prej 60 ditësh. Ndërkohë, pronarit të mjetit, shtetasit A. M., banues në Ksamil, iu vendos një gjobë prej 500.000 lekësh. Nga verifikimet e kryera nga policia rezulton se biznesi në pronësi të A. M. ka në përdorim edhe 10 mjete lundruese të tjera, të cilat aktualisht po verifikohen nga autoritetet.
Burime nga Policia Kufitare bëjnë me dije se kontrollet në zonë do të jenë të përditshme, ndërsa procesi i verifikimit të mjeteve të tjera në pronësi të biznesit do të vazhdojë. Policia ka ndërmarrë këto veprime sipas procedurave të parashikuara për tejkalimin e kufizimeve dhe mosrespektimin e zonave të dedikuara për not.

