Monday, August 24, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Situata me zjarret në vend: Ministria e Mbrojtjes, vetëm 5 vatra aktive dhe mbi 200 forca të angazhuara

timoni.al by timoni.al
August 24, 2026
in Lajmi Fundit
0
Situata me zjarret në vend: 33 vatra në 24 orët e fundit, 6 ende aktive, zonat më problematike
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Situata e zjarreve në vend paraqitet në përmirësim. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, deri në orën 14:00 të datës 24 gusht 2026 janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat 5 mbeten aktive dhe 7 janë nën mbikëqyrje.

Në operacionet e sotme janë angazhuar 216 forca operacionale dhe 8 automjete zjarrfikëse. Forcat e Armatosura mbështesin ndërhyrjet me 70 efektivë, 1 automjet zjarrfikës, 1 ekskavator të rëndë dhe 2 helikopterë.

Vëmendja kryesore mbetet në Malin e Dajtit, ku vijon ndërhyrja me 30 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 30 zjarrfikës, me mbështetje ajrore nga helikopteri. Pavarësisht terrenit të vështirë, autoritetet njoftojnë se nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Pukë situata ka shënuar përmirësim të ndjeshëm: zjarri në Gjegjan, Gojan i Vogël dhe Gojan i Madh është shuar plotësisht. Vatra në Prozhëm vazhdon me intensitet shumë të ulët dhe është drejt shuarjes. Në zonë janë angazhuar forca vendore, vullnetarë dhe 40 efektivë të Forcave të Armatosura, të mbështetur nga mjete dhe 1 helikopter.

Në Qarkun Dibër vijojnë aktive vatrat në Ballenjë dhe Qafën e Helmës, por pa rrezik për zonat e banuara. Zjarri në Bërshi është shuar plotësisht.

Në Qarkun Lezhë vatrat në Lufaj dhe Shtuf janë deklaruar të fikura. Zonat e Kalivaçit dhe Tenës mbahen nën mbikëqyrje për të parandaluar përhapjen e mundshme.

Në qarkun Elbasan dhe Vlorë autoritetet raportojnë monitorim të disa vatrave, të cilat nuk paraqesin rrezik për banesat. Një vatër e re aktive është raportuar në malin e Luzatit, në Tepelenë, ku po ndërhyjnë strukturat zjarrfikëse vendore.

Operacionet vijojnë me radhitje të forcave dhe pajisjeve sipas nevojës, me fokus në fikjen e vatrave aktive dhe mbajtjen nën mbikëqyrje të zonave ku rreziku është ulur.

Previous Post

Barcelona merr lehtësim, dëmtimi i Gavit nuk paraqet shqetësim

Next Post

Anija cisternë goditet me raketë në korridorin e eksporteve saudite; dyshimet mbi Huthit të mbështetur nga Irani

Next Post
Anija cisternë goditet me raketë në korridorin e eksporteve saudite; dyshimet mbi Huthit të mbështetur nga Irani

Anija cisternë goditet me raketë në korridorin e eksporteve saudite; dyshimet mbi Huthit të mbështetur nga Irani

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al