Tuesday, June 9, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shqipëria po humb miliarda, fondet e huaja po zhduken mes abuzimeve dhe korrupsioni

Editor by Editor
July 21, 2025
in AKTUALITET, Ekonomi, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Shqipëria po humb miliarda, fondet e huaja po zhduken mes abuzimeve dhe korrupsioni
0
SHARES
28
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria po arrin të marrë më pak fonde të huaja. Nga mbi 8.2 miliardë lekë të planifikuara, deri në qershor u arritën të përfitoheshin vetëm 7.6 miliardë lekë. Kjo shumë është 620 milionë lekë, ose 7.5 për qind më e ulët se sa ishte planifikuar.

Edhe vitin e kaluar, Shqipëria arriti të shfrytëzonte më pak se gjysmën e fondeve të huaja në dispozicion. Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se, nga më shumë se 45 miliardë lekë të planifikuara, në fund të vitit u përfituan vetëm 25.3 miliardë lekë, shkruan A2 CNN.

Shqipëria po humb miliarda, fondet e huaja po zhduken mes abuzimeve dhe

Abuzimet me fondet IPARD në bujqësi, ato të FRONTEX për menaxhimin e kufijve, si edhe shpërdorimet e parave të Bashkimit Europian nëpërmjet Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, kanë dëmtuar imazhin e Shqipërisë në sytë e donatorëve ndërkombëtarë.

Për pasojë, Ministria e Financave ka ulur pritshmëritë mbi përfitimin e fondeve të huaja, shumica e të cilave jepen në formë ndihme. Nga mbi 40 miliardë lekë të parashikuara vitin e kaluar, shuma e pritshme është ulur në vetëm 39 miliardë lekë për vitin 2026.

Shqipëria po humb miliarda, fondet e huaja po zhduken mes abuzimeve dhe

Kjo ndodh pasi, sipas Komisionit Europian, mungon transparenca dhe një pjesë e parave të shpenzuara nuk justifikohen dot, si në rastin e fondeve për tërmetin. Nga ana tjetër, edhe kontrollet e brendshme të kryera së fundmi kanë zbuluar si raste “dredhish” nga subjektet përfituese, ashtu edhe shpërndarje “klienteliste” të fondeve të Bashkimit Europian.

Previous Post

“Dembélé do ta fitojë “Topin e Artë”. Nëse s’e fiton këtë vit, nuk do ta fitojë më kurrë!”…

Next Post

“Serbia po nxit tensione për destabilizim në Kosovë dhe rajon”, Kurti: Qytetarët të shmangin udhëtimet drejt shtetit serb

Next Post
“Serbia po nxit tensione për destabilizim në Kosovë dhe rajon”, Kurti: Qytetarët të shmangin udhëtimet drejt shtetit serb

"Serbia po nxit tensione për destabilizim në Kosovë dhe rajon", Kurti: Qytetarët të shmangin udhëtimet drejt shtetit serb

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al