Tuesday, June 9, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Serbia po nxit tensione për destabilizim në Kosovë dhe rajon”, Kurti: Qytetarët të shmangin udhëtimet drejt shtetit serb

Editor by Editor
July 21, 2025
in AKTUALITET, KOSOVA, KRYESORE, Lajmi Fundit, Rajoni, Vendi
0
“Serbia po nxit tensione për destabilizim në Kosovë dhe rajon”, Kurti: Qytetarët të shmangin udhëtimet drejt shtetit serb
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur sot një konferencë për mediat ku ka akuzuar Serbinë për përpjekje të qëllimshme për të destabilizuar rajonin dhe për nxitje të urrejtjes ndëretnike.

Gjatë fjalës së tij, Kurti foli për arrestimin e Igor Popoviçit, ndihmësdrejtor në Zyrën për Kosovën të Qeverisë së Serbisë, i cili dyshohet për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit etnik.

Ai tha se ky rast po hetohet nga organet kompetente të drejtësisë së Kosovës dhe lidhet me veprime që synojnë të sulmojnë vlerat themelore të popullit shqiptar.

“Popoviçi dhe Vuçiçi – dy fytyra të së njëjtës politikë përçarëse. Edhe sot Serbia nuk ka kërkuar falje për krimet që ka bërë në vendin tonë, përkundrazi, po përpiqet t’i relativizojë ato. Përmes njerëzve si Popoviç, ata provokojnë dhe nxisin ndarje e urrejtje etnike në Kosovë. Kur komandanti suprem i një ushtrie lëshon deklarata nxitëse dhe kërcënuese, kjo nuk është më mendim individual, por politikë shtetërore që synon të prishë paqen në rajon”, u shpreh Kurti.

Kryeministri paralajmëroi për rrezik të ndalimeve arbitrare dhe provokimeve nga autoritetet serbe ndaj qytetarëve të Kosovës që kalojnë nëpër territorin e Serbisë.

“U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të shmangin udhëtimet drejt Serbisë, sepse kemi indikacione të qarta për rrezikim dhe ndalime të pajustifikuara”, tha ai.

Më tej, Kurti u bëri thirrje Bashkimit Evropian, NATO-s dhe gjithë komunitetit ndërkombëtar që të reagojnë qartë dhe me vendosmëri ndaj retorikës së Vuçiçit, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për deklarime politike të zakonshme, por për një fushatë të organizuar destabilizuese ndaj Kosovës dhe rajonit.

Previous Post

Shqipëria po humb miliarda, fondet e huaja po zhduken mes abuzimeve dhe korrupsioni

Next Post

Transferuan miliona euro të drogës nga Zvicra në Shqipëri, GJKKO lë në burg Burim Ferizajn dhe Përparim Kalbajn

Next Post
Nga Avdylajt te Valter Bami dhe vëllezërit Duka, SPAK lëshon dhjetëra urdhër arreste, operacion në disa qytete

Transferuan miliona euro të drogës nga Zvicra në Shqipëri, GJKKO lë në burg Burim Ferizajn dhe Përparim Kalbajn

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al