Wednesday, July 29, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Shpirti i futbollit nuk shitet — BE kritikon projektin e ri të FIFA, kombëtaret europiane shqyrtojnë bojkotin e Botërorit

timoni.al by timoni.al
July 29, 2026
in Lajmi Fundit
0
Shpirti i futbollit nuk shitet — BE kritikon projektin e ri të FIFA, kombëtaret europiane shqyrtojnë bojkotin e Botërorit
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni Evropian i është bashkuar kritikave të UEFA-s ndaj planit të FIFA-s për krijimin e një kompanie të re tregtare me investitorë privatë, që do të menaxhonte një pjesë të biznesit të Kupës së Botës dhe aktiviteteve të tjera të organizatës. Komisioneri evropian për Sportin, Glenn Micallef, bëri të ditur se komercializimi i vazhdueshëm po dëmton identitetin e futbollit dhe se Komisioni do t’i shqyrtojë me kujdes propozimet e FIFA-s, duke ngritur pikëpyetje për përputhjen e interesave financiare private me kompetencat rregulluese të organizatës.

FIFA njoftoi se synon të krijojë një entitet të ri me një vlerësim të parashikuar prej rreth 20 miliardë dollarësh, ku investitorëve të jashtëm u ofrohet mundësia të blejnë deri në 20% të aksioneve. Sipas FIFA-s, ky model është menduar për të siguruar të ardhura të reja për federatat kombëtare dhe për të rritur investimet në futbollin global. Organizata po thekson se investitorët do të zgjidhen me kujdes dhe do të kenë pjesëmarrje të kufizuar, ndërsa të ardhurat e krijuara do të rikthehen në zhvillimin e futbollit në mbarë botën. Për miratimin përfundimtar, plani duhet të marrë edhe aprovimin e federatave anëtare të FIFA-s.

Plani ka shkaktuar reagim të fortë nga UEFA, e cila paralajëmroi se “shpirti i futbollit nuk mund të shitet”, duke shprehur frikën se një pjesë e kontrollit financiar të Botërorit mund të kalojë te investitorë privatë. Në kontekstin e zërave për investitorë të mundshëm është përmendur kompania Thrive Capital, e lidhur me biznesmenin amerikan Joshua Kushner. Raportohet gjithashtu se FIFA po bashkëpunon me bankën amerikane JPMorgan për këtë projekt.

Debati ka kaluar edhe në nivel politik, me disa vende evropiane që po shqyrtojnë mundësinë e kundërshtimit të planit. Mediat britanike raportojnë se federata të ndryshme mund të diskutojnë edhe një bojkot të mundshëm të Botërorit në rast se presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, vijon me këtë nismë.

Previous Post

Rama: Kam reflektuar, i kuptoj protestuesit; dy muaj tubim në Shqipëri, pasqyrë për çfarë duhet të rishqyrtojmë

Next Post

Katari hap bursën për diamante, plan emergjence pas bllokadës së Hormuzit

Next Post
Katari hap bursën për diamante, plan emergjence pas bllokadës së Hormuzit

Katari hap bursën për diamante, plan emergjence pas bllokadës së Hormuzit

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al