Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen “Haxhiaj” të njësisë administrative Gjegjan, në Pukë. Ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës ka hasur vështirësi për shkak të terrenit të vështirë dhe largësisë nga qendra e bashkisë. Si pasojë e zjarrit, banesa e familjes Ndoj është djegur plotësisht. Fatmirësisht, raportohet se nuk ka pasur persona të lënduar, por 5 anëtarët e familjes kanë mbetur pa strehë. Dyshohet se shkaku i zjarrit është një shkëndijë elektrike.
Foto/ Tre të rinjtë humbin jetën në aksidentin e parë të vitit 2026, përplasje mes dy makinave në aksin Gjirokastër-Tepelenë.
Në orët e para të vitit 2026, një aksident tragjik ka ndodhur në aksin Gjirokastër-Tepelenë, ku janë përplasur dy automjete,...
Read moreDetails















