Nedim Bajrami ishte futbollisti më i mirë në fushë i Empolit në humbjen me plot emocione ndaj Interit në Kupën e Italisë. Mesfushori shqiptar shënoi një supergol me tepër peshë, pavarësisht se e nisi nga stoli sfidën me zikaltërit. Bajrami u aktivizua në fillimin e pjesës së dytë dhe 15 minuta më pas realizoi për 1-1.
“Çfarë loje! Ai hyni dhe ndryshon fytyrën e Empolit. I pathyeshëm kur ka topin në këmbë dhe ndihmon në vertikalizime. Shënon një gol të rëndësishëm që e dërgon Interin në krizë,” shkruhet në komentin e ‘Eurosport’, që e vlerëson me notën 7.5 lojën e Bajramit. Ky ishte goli i tretë i 23-vjeçarit në Kupën e Italisë, teksa deri më tani këtë sezon ka realizuar në total 8 gola.
Notë pozitive mori edhe njeriu-asist, Kristjan Asllani, që u vlerësua me 7, teksa futbollisti tjetër i kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli u vlerësua me notën 5.5, pasi me aktivizimin e tij nuk arriti t’i jap stabilitet mbrojtjes së Empolit.














![Arrestohet 31-vjeçari pas gjashtë muajsh hetim për shpërndarje kanabisi në Fier
Hetimet për aktivitetin kriminal të tregtisë së narkotikëve vazhdojnë të japin rezultate, ku Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Fier, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Target”. Ky operacion u udhëhoq për gjashtë muaj duke përdorur metoda speciale hetimi. Arrestohet […]](https://timoni.al/wp-content/uploads/2026/01/Arrestohet-31-vjecari-pas-gjashte-muajsh-hetim-per-shperndarje-kanabisi-ne-120x86.png)