Wednesday, May 20, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

SHBA bllokon 31 anije në Hormuz, presidenti Trump urdhëron marinën amerikane: Qëlloni këdo që vendos mina

timoni.al by timoni.al
April 23, 2026
in Lajmi Fundit
0
Nuk kishim nevojë fare për NATO-n — Trump për tensionet me Iranin: Mezi presin të bëjmë një marrëveshje
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në kohën që Teherani nuk konfirmon negociatat me Uashingtonin, presidenti amerikan Donald Trump ka urdhëruar marinën e SHBA të qëllojë dhe fundosë çdo anije, madje edhe të vogël, që vendos mina në ujërat e Ngushticës së Hormuzit, duke thënë se nuk ka asnjë hezitim dhe se operacionet po vijojnë dhe do të trefishohen. Shtëpia e Bardhë deklaroi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara kanë kontroll të plotë mbi Ngushticën e Hormuzit, ndërsa Trump sulmoi Iranin dhe artikulioi dyshime për përplasje të forta të brendshme, duke thënë se “ata nuk e dinë kush është udhëheqësi i tyre”.

Komanda Qendrore e SHBA-së njoftoi se, që nga fillimi i asaj që e përshkroi si bllokadë detare ndaj Iranit, janë urdhëruar 33 anije të ndryshojnë kurs ose të kthehen mbrapsht. Në të njëjtën kohë, Izraeli ka shtuar kërcënimet ndaj Teheranit: zyrtarë izraelitë thanë se janë të përgatitur për ta kthyer Iranin “në epokën e errët dhe të gurtë”, ndërsa ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, deklaroi se ushtria izraelite po pret miratimin e SHBA për të “përfunduar eliminimin e dinastisë Khamenei” dhe paralajmëroi për një sulm “të ndryshëm dhe vdekjeprurës, me goditje shkatërruese në vendet më të dhimbshme – që do të trondisin dhe shembin themelet e Iranit”.

Veprimet e Uashingtonit dhe retorika izraelite vijnë pas njoftimit të Teheranit se Republika Islamike ka marrë të ardhurat e para nga tarifat e vendosura anijeve që përdorin Ngushticën e Hormuzit dhe se këto të hyra janë depozituar në Bankën Qendrore të Iranit. Autoritetet iraniane paralajmëruan se në rast të një përpjekjeje për hapje me forcë të rrugës detare “atëherë do të hapen portat e ferrit”. Po ashtu, parlamenti iranian dhe Këshilli Suprem i Sigurisë Kombëtare po shqyrtojnë së bashku një plan për atë që e quajnë “kontroll sovran” mbi Gjirin e Hormuzit.

Previous Post

Giroud: I zhgënjyer nga largimi i Maldinit, ndoshta një ditë do të kthehemi së bashku te Milani

Next Post

BE sanksione të reja ndaj Rusisë për të ndaluar ndihmën e kompanive europiane në tregtimin e naftës ruse

Next Post
BE sanksione të reja ndaj Rusisë për të ndaluar ndihmën e kompanive europiane në tregtimin e naftës ruse

BE sanksione të reja ndaj Rusisë për të ndaluar ndihmën e kompanive europiane në tregtimin e naftës ruse

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al