Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar datat zyrtare të nisjes dhe përfundimit për kampionatet kombëtare të futbollit për sezonin 2026/27.
Kategoria Superiore “Abissnet Superiore” do të nisë më 22 gusht 2026 dhe do të përfundojë më 9 maj 2027. Kategoria e Parë është programuar të nisë më 5 shtator 2026 dhe të përfundojë më 2 maj 2027. Superkupa e Shqipërisë do të luhet më 27 dhjetor 2026. Kupa e Shqipërisë do të nisë më 16 shtator 2026 dhe do të mbyllet me ndeshjen finale më 12 maj 2027.
Kampionati “Kategoria e Dytë” është vendosur të fillojë më 12 shtator 2026 dhe të mbarojë më 25 prill 2027, ndërsa Kampionati “Kategoria e Tretë” do të nisë më 11 tetor 2026 dhe do të përfundojë më 18 prill 2027. Kampionati i vajzave është programuar të fillojë më 19 shtator 2026 dhe të mbarojë më 2 maj 2027.
Për kategoritë e moshave, Kampionati “Abissnet Superiore” për U-19, U-18 dhe U-17 do të nisë më 6 shtator 2026 dhe do të përfundojë më 9 maj 2027. Kampionati “Abissnet Superiore” për U-16 dhe U-15 do të nisë më 12 shtator 2026 dhe do të mbarojë më 2 maj 2027. Kampionati i “Kategorisë së Parë” për moshat U-19 dhe U-17 do të fillojë më 13 shtator 2026 dhe do të përfundojë më 2 maj 2027.
Për moshat më të reja në kategorinë e Parë, Kampionati për U-16, U-15 dhe U-14 do të nisë më 4 tetor 2026 dhe do të mbarojë më 1 maj 2027. Kampionati “Kategoria Superiore Elitë” për moshat U-14 dhe U-13 është përcaktuar të fillojë më 12 shtator 2026 dhe të përmbyllet më 15 maj 2027.
Këto janë datat e publikuara për nisjen dhe përfundimin e të gjitha kampionateve të sipërcituara për sezonin 2026/27.

