Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ronaldo: Do të largohem kur të mos më duan më; nuk ka ndërmend të tërhiqet, 1000 golat dhe…

timoni.al by timoni.al
September 23, 2026
in AKTUALITET
0
Ronaldo: Do të largohem kur të mos më duan më; nuk ka ndërmend të tërhiqet, 1000 golat dhe...
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shumë besuan se karriera e Cristiano Ronaldos me përfaqësuesen e Portugalisë kishte përfunduar pas pjesëmarrjes në Kupën e Botës, por sulmuesi mbetet figura kryesore në skuadrën e re të udhëhequr nga trajneri Jorge Jesus. Jesus, i cili ka punuar me Ronaldon te Al Nassr dhe me të fitoi kampionatin saudit sezonin e kaluar, mori drejtimin e një Portugalie që synon të mbrojë titullin në Ligën e Kombeve, trofe që Ronaldo e ka fituar dy herë.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes së parë ndaj Uellsit, Ronaldo deklaroi se ka dy objektiva kryesore: golin e 1000-të dhe fitimin e Ligës së Kombeve. Ai e përshkroi zgjedhjen e Jorge Jesus si të përshtatshme, duke thënë se trajneri sjell një atmosferë dhe ide të reja, dhe se fakti që shumë lojtarë kanë punuar më parë me të e bën më të lehtë integrimin.

Për kritikët që kërkojnë largimin e tij nga kombëtarja, Ronaldo u shpreh se nuk mund të jetë plotësisht i sinqertë dhe duhet të jetë “politikisht korrekt”, por shtoi se këtë vit ka ndjerë më shumë dashuri dhe se media tentojnë ta godasin, ndërsa ai shmang “plumbat”. Ai theksoi se kjo sezon shënon vitin e 25-të të tij si futbollist profesionist dhe se pas moshës 30-vjeçare ka mësuar të jetojë më shumë të tashmen.

Ronaldo pranoi mundësinë që ky të jetë sezoni i tij i fundit, por tha se do ta njoftojë vendimin kur të vijë koha. Ai nënvizoi rëndësinë e menaxhimit të ngarkesës fizike në këtë fazë të karrierës dhe garantoi se nuk do të luajë çdo ndeshje të plotë, por është në dispozicion të trajnerit Jorge Jesus, qoftë për të startuar, për të hyrë nga stoli apo për të mos luajtur fare. Sipas tij, është në ekip për atë që bën në klub, jo për shkak të CV-së.

Ndeshja ndaj Uellsit ka një domethënie personale, pasi Ronaldo do të rikthehet në stadiumin “Alvalade”, vendin ku nisi karrierën e tij profesionale. Ai tha se ndjen ende emocion si hera e parë. Ronaldo po përpiqet të arrijë shifrën historike të 1000 golave, por tha se kjo nuk është obsesion dhe se ka menduar për tërheqjen pas Botërorit, por ka vendosur të vazhdojë pas bisedave me presidentin dhe trajnerin, të cilët llogarisin tek ai.

Previous Post

Zjarr pranë liqenit të Viroit, digjet sipërfaqe me bar dhe shkurre

Next Post

Të dielën Tiranathlon — rrugët që do të kufizohen dhe linjat urbane që do të devijojnë në kryeqytet

Next Post
Rama prezanton Raportin e BTI: Shqipëria udhëheq në Europën Juglindore për reformat politike dhe qeverisjen.

Të dielën Tiranathlon — rrugët që do të kufizohen dhe linjat urbane që do të devijojnë në kryeqytet

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al