Sunday, May 31, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Roli i pazëvendësueshëm i NATO-s dhe partneriteti BE-SHBA në sigurinë Euro-Atlantike

timoni.al by timoni.al
May 31, 2026
in KRYESORE
0
Roli i pazëvendësueshëm i NATO-s dhe partneriteti BE-SHBA në sigurinë Euro-Atlantike
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, organizoi në Tiranë Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë me temë “Partneriteti BE–SHBA dhe Roli i Pazëvendësueshëm i NATO-s”, me mbështetjen e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi. Në forum morën pjesë zyrtarë të Kongresit dhe politikës amerikane, përfaqësues të parlamenteve britanik, gjerman dhe italian, anëtarë të Parlamentit Europian, delegacione nga Rumania, Bullgaria dhe vendet e Ballkanit, si dhe përfaqësues të Institutit Republikan Amerikan; përshëndetje dha edhe ish-Komandanti Suprem i NATO-s, Gjenerali Tod Wolters.

Diskutimet theksuan rëndësinë jetike të marrëdhënieve SHBA–BE për sigurinë, stabilitetin dhe të ardhmen e rendit demokratik euro-atlantik. Në përballje me sfida globale si agresioni rus ndaj Ukrainës, tensionet në Lindjen e Mesme, kërcënimet hibride, sulmet kibernetike, terrorizmi dhe konkurrenca gjeopolitike, u riafirmua se NATO është aleanca kryesore dhe më e suksesshme e sigurisë në botë. Një temë qendrore ishte nevoja për forcim real të NATO-s përmes ndarjes së përgjegjësive dhe rritjes së investimeve në mbrojtje.

Pjesëmarrësit vlerësuan objektivin e ri të rritjes së shpenzimeve për mbrojtjen deri në 5% të PBB-së, jo vetëm si rritje buxhetore, por si domosdoshmëri për përmirësimin e gatishmërisë ushtarake, mbrojtjes ajrore, sigurisë kibernetike, krijimin e rezervave strategjike dhe forcimin e kapaciteteve industriale të mbrojtjes. U vuri theksi te forcimi i deterrancës së NATO-s në Ballkan, përmes bashkëpunimit më të ngushtë ndërmjet vendeve anëtare në rajon dhe instrumenteve si joint procurement, prodhimi i përbashkët, ekonomia e shkallës dhe partneritetet me industrinë amerikane dhe europiane të mbrojtjes për të rritur kapacitetet, ndërveprueshmërinë dhe sigurinë rajonale.

Forumi evidentoi se Ballkani vazhdon të jetë rajon strategjik dhe i ekspozuar ndaj ndërhyrjeve keqdashëse, si ndikimi politik, ekonomik dhe informativ i Rusisë dhe Kinës, që synojnë dobësimin e institucioneve demokratike dhe orientimit euro-atlantik. Përballë kësaj u theksua nevoja për koordinim më të fortë politik dhe ushtarak ndërmjet vendeve të NATO-s në rajon dhe përforcim i arkitekturës euro-atlantike të sigurisë. Pjesëmarrësit riafirmuan mbështetjen për integrimin e plotë euro-atlantik të rajonit, përfshirë mbështetjen e Kosovës në rrugën drejt anëtarësimit në NATO. Mesazhi kryesor i forumit ishte se siguria europiane ka nevojë për Amerikën, Amerika ka nevojë për aleatë të fortë, dhe NATO mbetet ura e pazëvendësueshme për lirinë, sigurinë dhe stabilitetin euro-atlantik.

Previous Post

💥Zvërnec South Adriatic Development ndërpret kontratën me kompaninë e sigurisë pas incidentit: Nuk kishin asnjë autorizim nga ne, kërkojmë falje

Next Post

Nisin ndëshkimet e sezonit veror: pushuesit po laheshin në det, Jet Ski-ja i afrohet shumë pranë, drejtuesi gjobitet

Next Post
Nisin ndëshkimet e sezonit veror: pushuesit po laheshin në det, Jet Ski-ja i afrohet shumë pranë, drejtuesi gjobitet

Nisin ndëshkimet e sezonit veror: pushuesit po laheshin në det, Jet Ski-ja i afrohet shumë pranë, drejtuesi gjobitet

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al